A e dini se Viagra është zbulimi më i madh i shqiptarëve?
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 10 January 2020
Përdorimi i stimuluesit seksual doli të jetë arsyeja që ia mori jetën një 72 vjeqari në komunën e Gjilanit.
Ai u gjet pa shenja jete në një motel të kësaj komune.
Por, shpikësi i viagrës, e cila doli të jetë fatkeqe për këtë qytetarë, është me prejardhje shqiptare.
Ferid Murati është shkencëtari shqiptarë që gjatë një testi për të zbuluar një barë që trajton sëmundjet e zemrës erdhi në përfundim, bashkë me një ekip shkenctarësh, se kishte efekte erektive.
Medikamenti u patentua në vitin 1996, u aprovua për përdorim për çrregullime erektive nga Administrata për Ushqim dhe Medikamente më 27 mars të vitit 1998, duke u bërë pilula e parë që do të trajtonte çrregullimin erektiv në ShBA dhe u ofrua për shitje menjëherë gjatë vitit të njëjtë.
Por, kush është Ferid Murati?
Ai lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Ëhiting, Indiana, ShBA, nga Xhabir Murad Ejupi (i ati shqiptar) dhe Henrieta Boëman (e ëma amerikane). Ai është diplomuar në Universitetin e Virxhinias, ku gjithashtu u emërua profesor në vitin 1970. Aty ka punuar deri në vitin 1981, para se të zhvendosej në Stanford, njofton agjencia e lajmeve INA.
Studimet e tij janë përqendruar në efektin e nitroglicerinës në trupin e njeriut. Ai ka punuar mbi këtë temë për vite të tëra bashkë me Robert Furchgott dhe Louis Ignarro. Të tre bashkë fituan Çmimin Nobel në 1998. Gjatë atij viti ka patur kritika prej tyre ndaj një fizikanti tjetër pretendent për çmimin, i quajtur Salvador Moncada, i cili në mënyrë të habitshme, i pavarur nga treshja e studiuesve fitues, kishte arritur paralelisht në përfundimet e Ignarros.
Një nga sukseset më të mëdha profesionale të Ferid Muratit është shpikja e Viagras, tashmë me famë në të gjithë botën. Murati aktualisht kryen kërkime shkencore në Universitetin e Teksasit.
Profesorit Murad i është dhënë titulli “Doktor Nderi” nga shumë universitete dhe institucione prestigjioze arsimore-shkencore ndërkombëtare. Gjithashtu, ka titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Europës Juglindore në Tetovë.
Babai i z.Murati është nga viset shqiptare të Maqedonisë. Gjatë një ceremonie për dhënien e një çmimi , ai vetë tha se babai i tij është nga një fshat i Gostivarit dhe se ka emigruar në Amerikë në fillim të viteve 1900.
Ndoshta është rastësi por, një mik i nderuar i shqiptarëve, senatori Bob Dole, do të reklamonte në televizionin amerikan produktin mjekësor të bazuar në zbulimin e tij, një koincidencë kuptimplotë.
Babai i nobelisit, Xhabir Murad Ejupi emigroi nga Gostivari, në moshë të re, kur ishte 18 vjeç, nga nevoja për të ndihmuar familjen e madhe, e cila u ndodh ngushtë pas vdekjes së nënës, që e la atë jetim në moshën 12 vjeç. Të ardhurat nga shitja e ëmbëlsirave nuk mjaftonin për të siguruar jetesën. Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e punës e detyruan djaloshin nga Gostivari të merrte rrugët e Evropës së turbulluar nga valët e Luftës së Parë Botërore, e cila sapo kishte filluar. Xhabirit iu dha mundësia që në vitin 1914 të marrë një anije dhe, nëpërmjet Ellis Island-it të fillojë jetën e re në Amerikë. Pas peripecive të para në Neë York, ai kursen para për udhëtimin në Ohio, ku punon në një uzinë të shkrirjes së çelikut. Shkëputet për një kohë në Detroit dhe më pas në Chicago, ku u vendos përfundimisht së bashku me gruan e tij, Henrietta Josephine Boëman. Jetonin me të ardhurat e fituara nga një restorant i tij në veri të Indiana-s dhe më pas në Chicago. E gjithë familja, përfshirë nobelistin e ardhshëm dhe vëllezërit e tij, Abdurrahmanin dhe Turhanin, duhej të punonin për të siguruar jetesën dhe, mundësisht, të mbështesnin edhe të afërmit e lënë në vendlindje.
Kontaktet e z.Murati me botën shqiptare gjithsesi kanë qenë të pakta, por prezenca e tij nuk ka munguar. Kohët e fundit, ai ishte në një ligjëratë me studentët e Prishtinës si dhe botoi një editorial në gazetat “Iliria” në SHBA dhe “Shekulli” në Tiranë lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Në fakt, të dy shqiptarët e vetëm që kanë marrë Çmimin Nobel janë shqiptarë të Maqedonisë. E para është Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) që e ka marrë për Nobelin për Paqen.Ndërsa shqiptari i parë kandidat për Çmimin Nobel ka qenë At Gjergj Fishta, i cili më 1940 u rendit ndër kandidatët për çmimin prestigjioz. Edhe shkrimtari ynë Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat.
Të tjera
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...