Sport

A e dini se karateistët e Kosovës do të marrin pjesë në kampionatin evropian në Novi Sad?

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 24 March 2018

Lojtaret e hendbollit të Serbisë u dëbuan jashtë kualifikimeve për Kampionatin Botëror të hendbollit për Junior, si dhe xhudistet Anja Obradoviç dhe Marica Perisiç u tërhoqën nga Kampionati Evropian, shkruan infokusi.

Të gjitha këto për shkak të dueleve me Kosovën, ekipin e tyre kombëtar dhe konkurrentët e tyre. Federata Evropiane e Hendbollit pezulloi atë të Serbisë, hapi procedurën, dhe ndoshta e njëjta do të ndodh edhe me xhudon.

Problemet në planin sportiv të Serbisë nuk përfundojnë këtu, pasi nga 9 deri më 13 maj në Novi Sad, do të mbahet kampionati evropian  në karate.

-Advertisement-

Një nga vendet pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova! Organizatori në këtë rast Novi Sadi është i detyruar që para hotelit ku janë vendosur atletët dhe në sallën ku ata do të mbajnë duelet duhet të shfaqet flamuri i vendeve pjesëmarrëse.

Pra në mes të muajit maj në Novi Sad, ndër të tjera do të vendoset edhe  flamuri i Kosovës,  përpara hotelit në qendër të Novi Sadit dhe në sallën “Spens”.

Komiteti Olimpik i Serbisë në kohë dhe në disa raste ka paralajmëruar për këtë problem jo edhe aq të vogël, Se a do të lejohen karatesitët kosovar të marrin pjesë në kët4 garë mbetët të shihet me 9-të maj kur edhe fillojnë garat në qytetin e Novi Sadit. /infokusi.com

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera