Sport

A duhet të vazhdoj Challandesi të jetë trajner i Kosovës, kjo është përgjigjja e Sahitit

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 20 December 2020

Ndihmës-trajneri i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, është i ftuari i radhës në emisionin N’konak me Kosovë Gjocin, shkruan Gazeta inFokus.

Sahiti është pyetur se a duhet që Bernard Challandes të vazhdoj të jetë trajner i Kosovës pavarësisht rezultateve të dobëta në vitin 2020.

Ai ka thënë se FFK-ja ka bërë mirë që ka vazhduar kontratën me zvicerani, sepse Challandesi mundet me dhënë edhe me shumë për Kosovën.

-Advertisement-

“Bernardi ka vazhduar kontratën para lojës me Maqedoninë Veriore d.m.th edhe për dy vite. Faktikisht ai ka pasë kontratë edhe në kohën e Fadil Vokrrit dy plus dy, do më thënë vetëm ju ka vazhduar kontrata dhe duke analizuar gjithë të kaluarën, ndeshjet në Ligën e Kombeve edhe ndeshjet e kualifikimeve, pavarësisht mos kualifikimit ne nuk mundemi me i mohu sukseset e Bernardit. Ne akoma nuk jemi Gjermani, nuk jemi Brazil, nuk jemi Angli që me u kualifiku. Unë mendoj që FFK-ja ka vepruar mirë me vazhdimin e kontratës. Unë jam shumë i sigurt që Bernardi akoma mundet me dhënë më shumë për kombëtaren tonë edhe ne duhet ta përkrahim”, deklaroi Muharrem Sahiti.

Me poshtë mund ta shikoni emisionin e plotë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera