Lajme

A do të mbulohet kostoja e policës kufitare për bashkatdhetarët, tregon ministri Murati

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 29 June 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka njoftuar se Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Murati ka njoftuar se ka ndryshuar procedura, ku ka dhënë detaje për hapat që duhet ndjekur.

“Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.

-Advertisement-

Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave.

Hapi 1:

Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë:

https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL

Hapi 2:

Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular:

https://masa4-5.rks-gov.net”, ka shpjeguar Murati.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo policë mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, por në mënyrë që të mos shkaktohen kolona dhe pritje, ai rekomandon që polica të blihet online.

“Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik.
PS. Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit”, ka shkruar Murati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera