Sport

A do të luaj Shaqiri ndaj Wolves?

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 10 May 2019

Xherdan Shaqiri luajti titullar në ndeshjen ndaj Barcelonës, ku Liverpooliku Liverpooli shënoi fitore me rezultat 4-0.

Por shqiptari pritet të kthehet në stol nga Klopp për ndeshjen e fundjavës ndaj Wolves, ku Liverpooli është ende në garë për titullin kampion pasi mban vendin e dytë vetëm një pikë larg Manchester City-t që do të luajë si mysafir i Brightonit.

Mohamed Salah dhe Roberto Firmino nuk kishin ishin në dispozicion për ndeshjen kundër Barcelonës për shkak të dëmtimeve por egjiptiani besohet se do të kthehet titullar këtë fundjavë.

-Advertisement-

Goal.com ka publikuar formacionin e mundshëm të Liverpoolit për ndeshjen kundër Wolves dhe Salah pritet të zërë vendin që Shaqiri e pati të martën.

“Është pothuajse e sigurt se Salah do të kthehet në formacionin e parë, me më së shumti gjasa në kurriz të Xherdan Shaqirit”, shkruan Goal.com.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera