Sport

A do të luaj Ibrahimoviqi ndaj Kosovës? Flet trajneri Andersson

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 08 March 2021

Sulmuesi 39-vjeçar i Milanit nuk e ka përfaqësuar vendin e tij që nga “Euro 2016”, paraqitja e tij e fundit erdhi në një humbje 1-0 kundër Belgjikës në fazën e grupeve.

Sipas “FotbollDirekt”-it Ibrahimoviqi është i gatshëm të bëjë një rikthim të bujshëm dhe sulmuesi do të thirret në skuadrën e Janne Anderssonit, më 16 mars.

Ylli i Milanit më parë shprehu interes për të luajtur për vendin e tij në Kupën e Botës 2018, megjithatë vitin e kaluar ai zbuloi se nuk po mendonte të kthehej në ekipin e tij kombëtar.

-Advertisement-

Ibrahimoviqi mund të paraqitet në kualifikimet e Kupës së Botës kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, si edhe në miqësoren kundër Estonisë në fund të marsit.

Spekulimet kanë qenë të shumta muajt e fundit në lidhje me të ardhmen e tij ndërkombëtare pasi 39-vjeçari u takua me menaxherin e Suedisë.

“Kur Zlatani u hap për lojëra në ekipin kombëtar, u ndie e natyrshme dhe e rëndësishme të takoheshim dhe të diskutonim për këtë sa më shpejt të ishte e mundur”, tha Anderssoni kur u pyet për bisedën e tyre.

“Jam i kënaqur që arritëm të merrnim një takim kaq shpejt”.

Ibrahimoviqi është golashënuesi kryesor i Suedisë në të gjitha kohët pasi shënoi 62 herë në 112 paraqitje. Gjashtë nga ato gola janë shënuar në Kampionatin Evropian, ai kurrë nuk ka shënuar në Kupën e Botës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera