Fokus

A do të kompensohen dëmet nga vërshimet në Pejë? Albin Kurti “vajton” në FB por nuk përmend kompensimin

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 25 June 2023

Qyteti i Pejës dje është goditur nga disa vërshime të mëdha, ku si pasoj  kanë vdekur një nënë së bashku me të birin e saj si dhe dy persona të tjerë mbetën të lënduar, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë situatë në Pejë kanë reaguar shumë liderë opozitarë, ministra presidentja Vjosa Osmani por edhe vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Por që në asnjë fjali të vetme të tij nuk u përmend kompenzimi i dëmeve për qytetarët nga vërshimet.

-Advertisement-

I pari i ekzekutivit shprehi pikëllim të thellë për humbjen e jetëve të qytetarëve  e duke “vajtuar”, së bashku me ta tha se kjo është një humbje e madhe edhe për vendin.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Mirëpo a do të kompenzohen dëmet nga vërshimet në qytetin e Pejës?

Duke parë vazhdimin e komunikatës së kryeminsitrit thuhet se Qeveria është e angazhuar me kapacitetin e  saj që të ndihmojnë në përballimin e tejkatimin e pasojave të vërshimeve, mirëpo nuk e përmend askund që familjet e dëmtuara nga këto vërshime do të kompenzohen dëmet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme”, ka shkruar tutje Kurti.

Ndryshe sot ka filluar të bëhet lirimi dhe pastrimi i rrugëve nga vërshimet në Pejë./Gazeta Infokus/

PAMJE:

Muharremi me kritika: Me facebook e shkrojna të komunikatave nuk ju ndihmohet njerëzve, Mos u sillni si dembela

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera