A do të ketë serb në ushtrinë e Kosovës?
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 18 December 2018
Forca e Sigurisë së Kosovës edhe pas miratimit të ligjeve nga Kuvendi i Kosovës për transformimin e saj në ushtri, do të vazhdojë t’i mbajë dyert e hapura për pranimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, përfshirë edhe pjesëtarët komunitetit serb, konfirmojnë zyrtarët e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se politikat për gjithëpërfshirje në këtë forcë do të vazhdojnë edhe më tej, për shkak se vetë FSK-ja është shumetnike dhe e besueshme, e cila do t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve dhe të gjitha grupeve etnike në Kosovë.
Sipas tij, Ministria e FSK-së dhe institucionet tjera do të vazhdojnë të promovojnë të drejtat dhe mundësitë e qytetarëve serbë, që të jenë pjesë e kësaj force.
“Kjo sigurisht është çështje, në të cilën Forca ka treguar sukses të deritashëm, hiq këtu presionet dhe kërcënimet e fundit që i kanë bërë struktura të caktuara të Serbisë dhe të krimit të organizuar ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së.
Por, në bindjen tonë është e qartë se në periudhën e ardhshme do të ketë vazhdimisht rritje të numrit të pjesëtarëve serbë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke u bazuar në interesimet e përgjithshme që komuniteti serb ka për të qenë pjesë e FSK-së.
Pra, ne do të vazhdojmë politikat e njëjta dhe dyert e hapura për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi Ramadani.
Që nga pranvera e këtij viti, një numër i madh i pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë braktisur radhët e kësaj force, nën presionin e autoriteteve të Beogradit.
Këto të fundit, publikisht u kanë kërkuar pjesëtarëve serbë të FSK-së që ta braktisin atë, duke thënë se institucionet e Kosovës duan ta shndërrojnë FSK-në në ushtri dhe që pjesëtarët serbë të kësaj force t’i çojnë drejt vëllavrasjes.
Që atëherë, plotësimi i kuotës prej 5 për qind të përfshirjes së pjesëtarëve të komunitetit serb në FSK, është parë sfidë për këtë forcë, si dhe për institucionet e Kosovës në përgjithësi.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...