Sport

A do të kemi një tjetër përballje, Khabib – McGregor?

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 31 October 2018

Khabib Nurmagomedov është i hapur për revanshin me Conor McGregor – nëse aspekti financiar është i duhur.

Kampioni i peshave të lehta në UFC mposhti irlandezin në raundin e katërt në një përballje në Las Vegas këtë muaj.

Të dy mundësit janë aktualisht të pezulluar derisa të mbarojnë hetimet për shkak të incidenteve të shkaktuara pas duelit.

-Advertisement-

Dhe menaxheri i Khabib ka zbuluar se një revansh mund të ndodhë nëse klienti i tij paguhet aq sa meriton.

”Conor ka folur shumë marrëzira e madje edhe para familjes së tij”.

”Nëse dikush vendosë një shumë të madhe parash në tavolinë, atëherë ne mund ta bëjmë revanshin”, tha menaxheri për TMZ.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera