Lajme

A do ta votojë Trustin Grupi Multietnik? Flet deputeti Enis Kervan

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 24 October 2022

Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional këtë javë do të shkojë në Kuvend.

Por, grupi parlamentar Multietnik në Kuvendin e Kosovë, ende nuk kanë qëndrim, për lejimin e këtyre mjeteve.

Kështu thotë për Front Online deputeti nga Kosova Demokratik Türk Partisi (kdtp), Enis Kervan.

-Advertisement-

“Në ende nuk kemi një qëndrim si grup parlamentar sepse ne nuk jemi një parti e një komunitet, po presim edhe qëndrimet e partive dhe të takohemi për të parë se si do të veprojmë”, tha Kervan për Front Online.

Lejimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti është propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Kujtojmë se më 23 qershor Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk kaloi.

Pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit kishte ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera