A do ta presë FC Prishtina 100 vjetorin e themelimit si kampione?
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 07 May 2021
Kur kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit të Kosovës në futboll, FC Prishtina krejt në fund e ka marrë kryesimin dhe tani po avancon në luftën për titullin e kampionit në garë me Dritën e Ballkanin.
Bardhekaltrit prijnë me 72 pikë dhe ndiqen nga gjilanasit e Dritës që i kanë tri pikë më pak. Kurse, Ballkani duket të jetë dorëzuar pasi ka ngelur pesë pikë prapa Prishtinës, të cilën e viziton në xhiron e fundit, sikurse Dritën që e viziton në këtë fundjavë, shkruan Gazeta Express.
Kështu, titulli tani gjendet në mes Prishtinës e Dritës.
Bardhekaltrit para vetes e kanë një shans jetik për ta fituar titullin e kampionit, të cilin nuk e kanë shijuar qe gati tetë vjet, pasi nuk ka arritur ta fitojë në shtatë edicionet paraprake – pak për fajin e vetë, e pak për faj të faktorëve tjerë të jashtëm nga klubi.
Dihet se Prishtina është klubi me historinë më të bujshme në futbollin kosovar, pjesë e së cilës janë trofetë e shumtë, ish futbollistë legjendarë dhe periudha të krenarisë së shqiptarëve të Kosovës në kohën e Ish-Jugosllavisë.
Prishtina e dominon futbollin e Kosovës edhe pse titullin e kampionit nuk e ka fituar në shtatë edicionet e fundit. Prej vitit 1991, kur futbolli i Kosovës është mëvetësuar, klubi nga stadiumi legjendar “Fadil Vokrri” i ka fituar dhjetë 10 të kampionit dhe 7 Kupa shtetërore.
Tani klubi bardh e kaltër po shpreson shumë që ta kthejë titullin në kryeqytet, i cili në vitin e ardhshëm do të ketë festë të madhe. Express shkruan se FC Prishtina do ta kremtojë 100 vjetorin e themelimit të saj. Dhe festën dëshiron ta pres e ta përcjell ashtu siç i ka hije asaj – si kampione.
Si e tillë dëshiron ta zhvillojë edhe një miqësore në vitin e ardhshëm, për ditëlindjen e saj, ndaj ndonjë skuadre madhështore evropiane. /GazetaExpress/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...