Fokus

A do ta bojkotojë VV-ja seancën e jashtëzakonshme për bisedat e Kusari -Lila me Radojiçiqin, Fitore Pacolli insiston të mos përgjigjet

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 11 October 2024

Lëvizja Vetëvendosje ka mundësi ta bojkotoj seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, për bisedat mes Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka refuzuar të përgjigjet nëse Vetëvendosje do të marrë pjesë në këtë seancë.

Në një konferencë të thirrur nga kjo parti, ku u fol për tjetërsimin e dy pronave publike, Pacolli ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve për pjesëmarrje në seancën e sotme.

-Advertisement-

“Grupi Parlamentar i VV-së trajton tema të ndryshme. Ne sot jemi të deleguar për punën që e kemi kryer si komision. Kështu që nuk jemi të autorizuar që të përgjigjemi dhe nuk po duam që ta bartim vëmendjen tuaj nga një çështje shumë e rëndësishme për të cilën folëm tash, tek një çështje që a do të merrni pjesë apo jo në seancë”, ka thënë Pacolli.

Seanca është planifikuar të nis në ora 12:00. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera