Lajme

A do ta bëjë një duet muzikor me Memli Krasniqin, tregon Eliza Hoxha

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 25 July 2022

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka folur për periudhën kur ka qenë këngëtare para disa vitesh.

Ajo tha se pas 23 vjetësh është lansuar kënga e saj e parë, teksa u deklarua edhe për bashkëpunimin e thellë që e ka pasur atëkohë me shefin e saj aktual politik në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Megjithatë, ajo tha se gëzohet që edhe sot vazhdojnë të lëshohen këngët e saj.

-Advertisement-

“Këngët e mia ende lëshohen, këndohen dhe unë gëzohem për këtë punë. I këndojnë gjeneratat që kur e kam kënduar unë ata s’kanë qenë të lindur”, tha ajo.

Në pyetjen se a do të ketë një duet muzikor mes saj dhe deputetit Krasniqi, Hoxha u përgjigj se tash është ndërruar skena, nga ajo muzikore tek ajo politike.

“Na veç e kemi ndërruar skenën. Memli i ka shkruar krejt këngët e teksteve të mia të albumit të parë dhe të dytit dhe dy tri këngë të albumit që s’është dalë. Ka pasë ardhur momenti kur më ka thënë se nuk mundet më të shkruajë se kishte angazhime në politikë dhe më pati lënë keq me të thënë të drejtën se e kam pasur edhe shok, ka qenë shumë lehtë me punu me Memlin, si në muzikë edhe këndej. I kemi kuptuar koordinatat. Mandej, unë prej zorit ia kam nisur të shkruajë vet”, shtoi ligjvënësja opozitare në Kanal 10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera