Lajme

Një pacient me koronavirus në QKUK në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 27 April 2020

Një pacient me koronavirus në Klinikën Infektive në QKUK është një gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive e QKUK-së, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa 9 pacientë të tjerë janë me okisgjenoterapi derisa numri i të shtrirëve në këtë klinikë me koronavirus është 55.

-Advertisement-

Ky është njoftimi:

“Bazuar në raportin e Klinikës Infektive, të datës 27.04.2020, në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste.

Prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste.

Gjendja e pacientëve është si vijon:

45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe.”/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera