Lajme

Kaq persona janë arrestuar nga policia për mos respektimin e orarit të lëvizjes

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 27 April 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar nëntë persona sepse nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Prej 9 rasteve, 4 janë në komunën e Prizrenit, 3 në komunën e Prishtinës ndërsa dy raste të tjera në Gjilan.

Numri i të arrestuarve në krahasim me ditët e tjera ka shënuar rënie.

-Advertisement-

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 731 raste pozitive me koronavirus, 165 prej të cilëve janë shëruar dhe 20 të tjerë kanë ndërruar jetë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera