Lajme

RTS e pranon pavarësinë e Kosovës, serbët e quajn skandal

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 25 April 2020

Televizioni Shtetror i Serbisë RTS kishte uruar ditëlindjen e Presidentit Hashim Thaçit, por ky u sulmua nga mediat serbe.

“Në faqen e internetit të RTS për disa orë pati një njoftim në seksionin “Vremeplov”, i cili festonte ditëlindjen e Presidentit të shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi”.

Bordi redaktues i portalit RTS lëshoi ​​një falje të vakët, me arsyetimin se përmbajtja ishte ngarkuar automatikisht në portal dhe se “nuk kishte asnjë vërejtje për këtë seksion ndër vite, kështu që ky gabim nuk u vu re, deri sa reaguan lexuesit e portalit”, thuhet në mediat serbe.

-Advertisement-

Postimi në fjalë është fshirë, dhe ju kujtojmë se ky nuk është një rast i vetëm nga pakujdesia që kufizohet me fyerjet ndaj shërbimit publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera