Lajme

Nga 17 mostra, 14 dalin pozitive në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 25 April 2020

Edhe 14 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Rahovec, shkruan gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifaj.

Njoftimi:

-Advertisement-

“Të dashur qytetarë,

Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë.

Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.

Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem evitoni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat tek familjarët.

Ne situatën e kemi në kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj të e tejkalojmë bashkë edhe këtë sdidë.

#RRINËSHTËPI”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera