“Na kanë ndihmuar fëmijët”
“Kjo situatë e vështirë është na ka marrë malli për nipat, mbesat, flasim në telefon me mall, por s’kem çfarë të bëjmë se kështu janë kushtet”
Janë mbyllur në shtëpi që prej 10 marsit, por thonë se përpiqen ta kalojnë qetësisht këtë periudhë.
“Gatuajmë, pastrojmë dhe pastaj lexojmë ndonjë libër”
Pjesa më e vështirë e ditës, është momenti kur fëmijët i lënë ushqimet te dera.
“Mama të vij brenda, të lutem i them ne nuk kemi gjë. Nuk dua të vish brenda se nuk i dihet se çfarë ndodh”
Ndërsa ky çift, nuk e mban mend kohën kur kanë nisur të jetojnë bashkë.
“Kemi 45 vite të martuar”
Fati është treguar bujar me to, pasi në këto ditë nuk u ka munguar mbështetja e fëmijëve.
“Na furnizojnë fëmijët”
Distancimi fizik nga fëmijët, nipërit dhe mbesat, mbetet çast i vështirë.
“Unë qaj, se e shikoj dhe qaj. Më ka marrë malli”
Kjo ishte e shtuna e dytë që prej nisjes së shtetrrethimit, që të moshuarit u lejuan të dalin në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga ora 5 deri në 11 të mesditës.