Haziri flet për përplasjet në mes Osmanit e Veliut, ja si i quan ato
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 10 April 2020
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, kërkon qeveri gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe Vetëvendosjes si parti parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Por është shprehur kundër çdo bashkëpunimi me Partinë Demokratiek të Kosovës. Këto qëndrime Haziri i bëri të ditura në një intervistë për KosovaPress, teksa komentoi edhe përplasjet e fundit ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut.
Ai i quan si zhurmë politike përplasjet brenda partisë së tij, për të cilat thotë se duhet të lihen për kohën postpandemike.
Nënkryetari i LDK-së që njëherësh është edhe kryetar i Gjilanit, thotë se tani është koha që të gjithë së bashku të fokusohen në armikun e vetëm të quajtur COVID-19.
Haziri: S’është koha për zhurmë politike, të fokusohemi në luftën kundër COVID-19
“Nuk ka nevojë për zhurmë politike dhe nuk është koh a për zhurmë politike dhe duhet lënë në kohë postpandemike qëndrimet puro partiake dhe raportet puro partiake ose institucionale. Unë mendoj se duhet kthyer vijës së parë të frontit, e ajo vija e parë e frontit është koordinimi, bashkëpunimi, pavarësisht raporteve politike dhe institucionale në luftë me të panjohurën që quhet COVID-19, e që duhet ta ruajmë shëndetin e popullatës sonë. Së paku ta japin një kontribut me ruajt edhe shëndetin politik këto ditë”, thotë ai.
Pavarësisht rrëzimit të qeverisë Kurti me iniciativë të KDL-së, Haziri thotë se në Kosovë nuk ka ende krizë politike. Thotë se LDK-ja favorizon një qeveri gjithëpërfshirëse, me VV-në, si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por shton se kriza eventuale politike mund të zgjidhet vetëm në frymë Kushtetuese.
“LDK-ja është për frymën Kushtetuese t ë zgjidhjes së krizës politike. Duhet me ia gjet vaksinën politike krizës në të cilën mund të vjen në shprehje meqë qeveria është në detyrë. Për momentin vlerësoi se nuk ka kriza politike, por eventualisht fryma Kushtetuese është rruga e vetme që i jep zgjidhje opsioneve të tjera të ndërtimit të qeverisë. LDK-ja favorizon një qeveri gjithëpërfshirëse me VV-në si parti e parë e dalun me 6 tetor dhe partitë tjera. Sa më gjithëpërfshirëse është më mirë dhe më e drejtë. Duke e përjashtuar rolin tonë gjithmonë jo domosdoshmërish me qenë në qeveri, ne mund të kontribuojmë edhe në forma te tjera. Këto janë dy opsione që tash për tash janë diskutuar. Nëse ka opsione të tjera që mund të vijnë si pasojë e frymës kushtetuese lidershipi i LDK-së atëherë me kohë do të ulet për të diskutuar mundësinë e vendosjes së masave për një stabilitet politik në Kosovë në kohë pandemi gjithmonë”, thotë ai.
Edhe pse t hotë se është për një qeveri gjithëpërfshirëse, nënkryetari i LDK-së deklaron se PDK-ja nuk është në opsinonin e tyre për qeverisje. Madje thotë se raportet me këtë parti u lënduan shumë në vitin 2017 dhe se ende nuk ka një përmirësim të tyre.
Ndërsa me partitë të tjera thotë se do të komunikojnë dhe do të bashkëpunojnë në të ardhmen.
Haziri: PDK-ja nuk është opsion për qeverisje
(Video) 01:30
“Ne në raport me PDK-në qëndrimet i kemi të qarta. PDK-ja nuk është opsion për qeverisje, as duke qenë LDK-ja pjesë e një qeverisje gjithëpërfshirëse, as duke qenë LDK-ja pjesë e opozitës. Roli i PDK-së dhe raporti PDK-LDK ka ndryshuar drastikisht nga viti 2017. Dhe ky raport nuk është përmirësuar dhe është i njëjtë. Komunikimi ynë është përmes institucioneve kryesisht në kuvend dhe nuk ka tjetër komunikim. Komunikimi me partitë tjera, natyrisht i kemi në dy nivele edhe në atë politiko-partiak dhe nivelin politik-institucional. Do të vazhdojmë të kultivojmë vlerën e bashkëpunimit, tolerancës dhe vlerën e gjithëpërfshirës për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme për republikën tonë. Sepse dialogu me Serbinë, normalizimi i raporteve me Serbinë, çështja e politikave për integrim evropian, sundimi i ligjit, reformat, janë politika që kërkojnë një gjithëpërfshirje më inkluzive”, thotë Haziri për KP.
Kujtojmë se Vjosa Osmani dhe Agim Veliu ditët e fundit kanë ngritur nivelin e debatit, duke e akuzuar njëri-tjetrin. Madje Veliu e quajti Osmanin “përkthyese të Thaçit”.
Të tjera
-
Sụlmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës, përplasen deputetet e pozitës dhe opozitës
Mes akuzave e përplasjeve mes deputetëve të pozitës, opozitës dhe anëtarëve t...
-
Sanduloviq thotë se iu ndalua dalja nga Serbia: Po nisesha për trajtim të pasojave që më la rrahja nga BIA, Radoiçiq e Veselinoviq
Po vazhdon terrori i strukturave shtetërore serbe ndaj Nikolla Sanduloviqit, ...
-
“Mbylle gojën”, “këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë” – përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi
Përplasje verbale ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Endustr...
-
Nga dezinformimi, sulmet kibernetike te ryshfeti, frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet europiane
Dezinformimi është bërë një taktikë e njohur gjerësisht për të minuar procese...
-
Emrimi i Joseph si emisar special mund të sjellë ndryshime të shpejta
Pas propozimit të presidentit amerikan, Biden, për emërimin e një emisari për...
-
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Remzi Hoxhës
Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur dje ceremonia për vendosjen e emrit të Re...
-
Kryeministrja e Italisë të mërkurën në Shqipëri, zbardhet agjenda
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e...
-
Nuhi Bytyçi: UÇK-ja nuk kishte hierarki strikte, ushtarët e Ramush Haradinajt nuk më lanë t’i filmoj
Gazetari Nuhi Bytyçi po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të K...
-
Haradinaj: Ecja përpara e shtetit do të realizohet nga njerëzit që bashkuan pushkët në luftën çlirimtare bashkë me Amerikën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në mbyllje të ...
-
Kryetarët e Komunave takohen nesër me Presidenten Osmani
Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociaci...
-
Deputetja e Vetëvendosjes: Çfarë do të bisedonin ish-liderët po ta takonin Orhan Pamukun?
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka folur me mburrje për takimi...
-
Ia shfaqin një intervistë të Sami Lushtakut në Bota Sot, Bytyçi: Mos më pyetni për intervista të kolegëve
Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar marrjen në pyetje të ga...