Ide e ‘çmendur’ e Gani Sejdiut në rast se anulohet kampionati
Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 09 April 2020
Janë bërë 1 muaj që prej zhvillimit të ndeshjes së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, e gjitha kjo si shkak i përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa, së fundi në Kosovë është debatuar lidhur me pagat e futbollistëve, ndaj të cilëve edhe kërkohet një gjë e tillë, si shenj ndihme ndaj klubeve të cilat po përballen në këtë krizë financiare.
Për këtë çështje, si dhe për atë të anulimit të mundshëm të kampionatit, ka folur trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu për Gazeta Olle.
Sejdiu është për ulje të pagave të futbollistëve, ndërsa tha se më korrekte do të ishte vazhdimi i kampionatit dhe jo anulimi i tij.
“Për çështjen e pagave, unë mendojë se nëse është e nevojshme duhet kompromis mes palëve deri në atë masë ku lojtarët nuk dëmtohen shumë. Por njëkohësisht edhe për klubet do të ishte një ndihmesë e konsiderueshme sepse ne (trajnerët), lojtarët por edhe kryesitë, ashtu siç jemi bashkë gjatë garave, edhe në këso momente duhet të jemi bashkë dhe t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, tha fillimisht Sejdiu.
“Unë i shoh krahasimet që bëhen me lojtar të ligave më të forta në Evropë se ata kanë pranuar e ne jo, e që është gabim i madh, sepse ata edhe me vite mos të marrin paga nuk e kanë problem, kurse ne varemi prej tyre çdo muaj. Por gjithsesi unë jam për ulje të pagave”, tha tutje tekniku mitrovicas.
Trajneri i Drenicës, tutje tha se anulimi i kampionatit nuk do të ishte korrektë.
Ndërsa tha një ide mjaft interesante në rast se do të bëhej kjo gjë.
“Kampionati mirë është që të vazhdojë sepse do të ishte korrekte për të gjithë, por nëse nuk është e mundur kjo, unë kisha një propozim që sipas meje do të ishte më korrekt për të gjitha ekipet si të Superligës poashtu edhe të Ligës së Parë. Të pranohet renditja aktuale, por dy ekipet e fundit të luajnë barazh me dy ekipet e para të Ligës së Parë, dhe kampionati të vazhdojë me këtë sistem siç është, sepse është më i miri”, përfundoj Sejdiu.
Sejdiu, ka marrë drejtimin e Drenicës në janar, pas largimit nga ky post të trajnerit Tahir Lushtaku.
Të tjera
-
Protesta e festë: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...
-
“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për D...
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm për komunat në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar nënkryetaret e komunave veriore,...
-
Tërësisht në seancë të mbyllur përfundon dëshminë dëshmitari i 60-të kundër ish-krerëve të UÇK-së
Tërësisht në seancë të mbyllur, e ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i ...
-
Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me nënkryetaret...
-
“Protestë për dinjitet” – Farmacistët i shpalosin qeverisë 7 kërkesat e tyre
Paga të dinjitetshme, nivelizim të çmimeve, pagesa për receta e respektim të ...
-
Shembet autostrada në Kinë, shkon në 24 numri i viktimave/PAMJE
Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes s...
-
Këshilltarja e Kurtit, kandidate për të paren e Preshevës
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e ...