Futbolli në Bjellorusi vazhdon të luhet, flet futbollisti shqiptar Azdren Llullaku
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 06 April 2020
Koronavirusi thuajse ka përfshirë gjithë botën mirëpo në Bjellorusi ende nuk është shënuar ndonjë rast me këtë virus vdekjeprureës.
Madje kampionai i futbollit Bjellorus është një ndër kampionetet e vetme që vazhdon të luhet.
Në një intervistë për KosovaPress, futbollisi ti kombëtarës së Shqipërisë, Azdren Llullaku ka folur rreth gjendjes në shtetin ku ai jeton si dhe për sportin e futbollit që vazhdon ende të luhet.
Llullaku fillimisht është shprehur që ende nuk ka koronavirus atje, mirëpo ditëve të fundit njerëzit kanë filluar të marrim masa mbrojtësr për të parandaluar këtë virus.
Llullaku: Në Bjellorusi ende nuk ka arritur koronavirusi
“Deri tri katër ditë më parë ishte normale, njerëzit dilshin jashtë, luajshin futboll me tifozë, vishin shumë restaurantet dyqanet të gjitha të hapura, një g jë që nuk më duket në rregull, por duket se në këto ditët e fundit kanë filluar pak më shumë të kujdesen, po shikoj edhe njerëzi me maska jashtë, tifozët kanë thënë që nuk do të vinë në ndeshje. Kjo është situata këtu në Bjellorusi. Ishalla e kuptojnë dhe shpresoj që e kuptojnë që duhet të kujdesen sa më shumë, sepse gjithë Evropa po ka probleme dhe shpresoj që nuk do të bëhët edhe këtu njëjtë”, tha fillimisht ai.
Sa i përket kampionatit të futbollit, futbollisti shqiptar shprehet se kampionati sapo ka filluar të luhet mirëpo mendimi i tij është që, Federata të marrë një mendim për ta pezulluar futbollin ashtu siç kanë vepruar thuajse të gjitha Federata tjera.
Llullaku: Kampionati po luhet madje me tifozë
“Ne kemi pasur lojë edhe dje, kemi lojë edhe pas tri ditësh me dyer të hapura me tifozë kështu na kanë thënë dhe skemi çtë bëjmë, do të vazhdojmë të stërvitemi të lozim deri sa të marrin një vendim që të ndërprejnnë…Kanë nevojë për të mbajtur trupin si duhet, të ushqehen mirë mirëpo sa për mua personalisht nuke di se këtu ende po lozim”, tha ai.
Për fund, mesazhi i Llullakut është që të qëndrojmë në shtëpi dhe sipas tij, ky virus do të kalojë shumë shpejt dhe do ti kthehemi jetës sonë normale.
Llullaku: Shumë shpejt do ti rikthehemi jetës normale
“Mesazhi im është të kujdesen sa më shumë, të kujdesen për shëndetin e vet dhe të atyre që afër dhe të shpresojmë të gjithë që të kalon sa më shpejt ky virus dhe e vetmja mënyrë është që të kujdesemi sa më shumë. Njëherë që kalon ky virus tani mund të kthehemi në jetën që kemi pasur deri tani”, përfundoi Llullaku.
Kujtojmë që Llullaku është pjesë e klubit të Shakhtyor Soligorsk, që bënë gara në Premie r Ligën bjelloruse.
Në tri takimet e para skuadra e Llullakut ka grumbulluar 4 pikë, ku numëron një humbje, një barazim dhe një fitore, ndërsa vet futbollisti shqiptar është paraqitur në dy ndeshe.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
































