Serbia e fut në karantinë Mitrovicën Veriore dhe Zveçanin, i izolon rreth 200 qytetarë në 5 komuna të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 03 April 2020
Me vendim të Serbisë, dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi, raporton Gazeta Sinjali.
Ky vendim është marrë gjatë ditës së djeshme, me ç’rast është lëshuar urdhri që Mitrovica Veriore dhe Leposaviçi të futen në karantinë dhe të izoluohen 210 qytetarë nga disa komuna të Kosovës.
Gazeta Sinjali ka siguruar listat e Entit për Shëndetësi Publike të Serbisë dhe Stacionit Policor të Leposaviqit, të cilat përmbajnë emrat e personave që janë urdhëruar të vetizolohen.
Këto dokumente i referohen shtetit të Kosovës si “Kosovo i Metohija”.
Në këto lista janë emrat e 210 qytetarëve nga Komuna e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leopsaviqit, Graçanicës dhe Parteshit, të cilët do të duhet ta zbatojnë këtë vendim.
Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me policinë në veri në lidhje me vendimin që Mitrovica e Veriore dhe Zveçani të vendosen në karantinë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Në katër komunat veriore të Kosovës deri më tani janë raportuar 12 raste me koronavirus si dhe është shënuar një viktimë. Ndërkohë, para disa ditëve, Shtabi i Krizës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se të gjithë të prekurit me koronavirus do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi.
Më poshtë, listat me emrat e serbëve që jetojnë në Kosovë të cilat janë urdhëruar të futen në karantinë.
Të tjera
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...