Kapja e bordeve: Rron Gjinovci ndihet i zhgënjyer, Enver Robelli e quan VV’në të etur
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 03 April 2020
Emërimëe partiake që bëri dje Qeveria në bordet e përkohshme të ndërmarrjeve publike kanë nxitur reagime edhe te ata që e përkrahin LVV’në dhe Qeverinë Kurti. Enver Robelli i ka quajtur “të etur”, e Rron Gjinovci ndihet i zhgënjyer. Dastid Pallaska, konsistent me vëretjet e tij ndaj Qeverisë Kurti dhe ndaj VV’së, thotë këto veprime konfirmojnë se kjo parti nuk dallon aspak nga partitë e tjera.
Lëvizja Vetëvendosje nisi misionin e saj për çkapjen e shtetit, duke kapur disa prej bordeve të ndërmarrjeve pubike, në të cilat vendosi njerëz të saj, pasi largoi ata që supozoheshin se ishin vendosur nga partitë e tjera
Ditë më parë Qeveria shkrarkoi bordin e Shërbimit Spitalor, për ta ngarkuar atë me anëtarë të tjerë, ndër ta edhe Mirsad Shkreta, që ishte kandidat i Lëvizjës Vetëvendosje për deputet.
Ky ishte vetëm fillimi i zëvedësimit të të emëruarve politikë të mëhershëm me anëtarë të LVV’së, në bordët e ndërmarrjeve publike, ku partitë duhet të qëndrojnë larg tyre.
Qeveria në detyrë dje emëroi bordet e përkohshme të tri ndërmarrjeve publike, duke vendosur në krye të tyre anëtarë të Lëvizjes Vetvëvendosje. Artan Dermakun e ka emëuar drejtor në bordin e ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” , ndërkaq Mentor Hysenin në bordin e “KRU Prishtina”. Të dy të anëtarësuar zyrtarisht në partinë e Kurtit.
Publicisti dhe gazetari Enver Robelli, që rrallë shihet ta kritikojë Lëvizjen Vetëvendosje, dje ironizoi me partinë e Kurtit duke thënë se shumë e etur dhe se ka kapur së pari bordin e Ujësjellësit.
“Me gjase shume e etur VV. Andaj e ka kapur se pari Bordin e Ujesjellesit. Per ta shuar etjen. Erdhi dita. Veç nuk po dihet: kapje a çkapje?”, ka shkruar Robelli.
Analisti Rron Gjinovci, është ndier i dëshpëruar, duke shkruar se është e papranueshme emërimi i njerëzve të VV’së dhe kërkoi që këta emra të zëvedësohen me ekpertë. Nëse veprimet e tilla përsëritën, sipas Gjinovcit, i bie që ka filluar kapja e re.
“Vendosja neper borde e njerezve te VV eshte e papranushme. Kryeministri duhet me dhane shpjegim, me kerku falje dhe me i zavendesu krejt emnat partiak me emna ekspertash. Nderkohe, mediet me qene hala ma vigjilente mos Kryeministri dhe ministrat po bejne veprime te ngjashme. E nese keto veprime perseriten, atehere i bjen qe nuk jane gabime, por zevendesim i planifikum i kapjes se deritashme me kapjen e re”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Agron Demi nga Instituti GAP e ka quajtur veprim të pështirë mbushjen e bordeve me anëtarë të partisë në pushtet.
“Një ndër veprimet më të pështira të partive është mbushja e bordeve me anëtarë të partive në pushtet. Bordet duhet të shërbejnë për avancimin e ndërmarrjes, e jo për shlyerjen e borxheve të partive. Andaj, zëvendësimi i bordeve partiake me anëtarë të partisë tash në pushtet, është vetëm vazhdim i degradimit të ndërmarrjeve me metoda të njejta, përmes emrave të rinj”, ka shkruar Demi.
Avokati Dastid Pallaska shkruan se me veprimet e fundit, VV’ja vetëm konfirmoi se nuk dallon nga partitë tjera politike që kanë udhëhequr në 20 vjet.
“Kjo tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqet asgjë më shumë se vazhdimësi të konceptit politik të këtyre 21 viteve që partitë politike dhe njerëzit e lidhur me politikë duhet t’i kontrollojnë të gjitha resurset ekonomike të këtij vend edhe ashtu të varfër”, ka shkruar Pallaska.
Sipas avokatit, ndryshimi i vetëm me ardhjen e VV’së në pushtet janë keqpërdoruesit e rinj, të cilët “do të marrin tani hisën e plaçkës”.
“Rrjedhimisht, ndryshimi i vetëm që do të sjellë kjo parti politike janë emrat e përveçëm të keqpërodruesëve të cilët tani do të marrin hisen e plaçkës për të cilën kanë luftuar në rrugën e tyre për pushtet”, ka shkruar Pallaska.
Analisti Blerim Vela, i cili së fundmi ka përkrahur qëndrimet e LVV’së, thotë se emërimi i bordeve drejtuese pa përfshirjen e Ambasadës Britanike është vetëm improvizim.
“Emerimet ne bordet/ekipet drejtuese te kompanive publike pa ndjekjen e kritereve strikte profesionale dhe pa perfshirjen e projektit te Ambasades Britanike, sic eshte premtuar ne programin qeveritar, eshte improvizim. Cdo kthim ne modelin kur libreza partiake krijon perparesi ne emerim eshte perseritje e gabimit qe qeverisjet e kaluara e kane bere ne menyre sistematike. Sidomos, kur emerimet e tilla kerkojne profil profesional qe shume vete e kane ne Kosove. Ai model eshte dashur te perfundoj njehere e pergjithmone me 6 tetor”, ka shkruar Vela FB.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se kushdo që i duatroket veprimeve të fundit të Qeverisë, bëhet argat i kapjes së shtetit.
“Emërimet politike nga qeveria Kurti në bordet e ndërmarrjeve publike i takojnë modelit, të cilin qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor. Kështu nuk çkapet shteti. Ata që iu duartrokasin këtyre veprimeve veç ia bëjnë një argat kapjes së shtetit”, shkruan sot Mushkolaj.
Të tjera
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...