Hapen dyert drejt një krize tjetër politike në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 03 April 2020
Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kandidatin e ri për kryeministër të vendit, si dhe përgjigja e këtij të fundit se do të dërgojë një përgjigje “në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë të koronavirusit”, janë paralajmërime të mundshme që gjithçka do të përfundojë edhe një herë në Gjykatën Kushtetuese për një aktgjykim të ri, deri në formimin e Qeverisë së re të Kosovës, vlerësojnë njohës të çështjeve ligjore dhe politike në Prishtinë.
Deri më tash, ende nuk dihet nëse Vetëvendosje do të propozojë kandidatin e ri.
Pas letrës te Thaçit, në orët e vota, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se partia e tij do t’i përgjigjet presidentit Thaçi në “një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”.
Kurti në vazhdimësi ka deklaruar se me presidentin Thaçi nuk kanë pajtim për krijimin e një qeverie të re, por ka kërkuar caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas kalimit të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Palët mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
Florent Spahija, ekspert ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pasi presidenti ka kërkuar emrin e mandatarit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje kjo e fundit ka të drejtë të shfrytëzojë kohë për konsultim apo bërjen e një koalicioni të ri për të dërguar një emër të një mandatari të ri për qeverinë.
Por, siç thekson Spahija, në Kushtetutën e Kosovës nuk parashihet një afat i caktuar se kur duhet të dorëzohet emri i mandatarit për kryeministër të ri.
“Po mund të jetë një krizë pasi Vetëvendosje nuk ka një afat apo limit kohor që mund ta dërgojë një emër te presidenti, pra nuk i limitohet me Kushtetutë. Normalisht që presidenti mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të pyes se cili do të ishte afati optimal që subjekti politik t’i kthejë përgjigje presidentit apo të ja dërgojë emrin presidentit”.
“Kjo mund të jetë ajo që mund të ndodhë nëse VV nuk dorëzon emër për një periudhë të arsyeshme kohore , përndryshe nëse VV dorëzon emër i kanë edhe 15 ditë të tjera që të shkojnë para kuvendit me mandatarin dhe me kabinetin qeveritar që duhet të votohet në Kuvend”, ka thënë Spahija.
Edhe analisti i çështjeve politike Albert Krasniqi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ka shprehur mendimin se ekziston një paqartësi kushtetuese lidhur me këtë çështje. Sipas tij, nuk ka afat të paraparë se për sa kohë duhet që partia e parë të kthejë një përgjigje, pra nëse refuzon apo nëse dëshiron të procedojë me zgjedhjen e kryeministrit të ri.
Megjithatë, siç thotë Krasniqi, duhet të kihet parasysh që Kushtetuta nuk duhet të ngarkohet me afate për secilin veprim që duhet të ndërmerret, pasi disa veprime janë të nënkuptueshme.
“Unë në atë se çfarë kam parë në dokumentet përgatitore kushtetuese, të cilat janë në arkivin e Kosovës, në draftet fillestare, është paraparë një afat prej dhjetë ditësh, ku presidenti duhet të emërojë një kandidat dhe ky afat prej dhjetë ditësh duhet të përmbyllet, pra edhe kërkesa e presidentit, por edhe përgjigja e partisë së parë. Ky dhjetë ditësh është një afat i arsyeshëm brenda të cilit Vetëvendosje të kthejë një përgjigje”, thotë Krasniqi.
Pas votimit të mocionit të mosbesimit më 25 mars, nga ana e 82 deputetëve të kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës që të veprojnë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
Të tjera
-
Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se Kosova ka shënuar regres alar...
-
Erdogan e quajti Netanyahun “Hitler”, Turqia ndalon tregtinë me Izraelin! Kryeministri Izraelit: Ai po mban në burg gazetarë e kryen gjenocid ndaj…
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të ofensivës së ...
-
Aksident i frikshëm! Shoferi harroi të vendoste frenat e dorës, kamioni pa kontroll plagos 29 nxënës/PAMJE
Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vj...
-
Avokatët e ish-presidentit Trump fillojnë sulmin ndaj ish-avokatit të tij Michael Cohen
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin ...
-
Publikohet raporti për performancën e qeverisë rreth prokurimit
Initiativa për Progres (INPO) sot do të publikojë raportin “Performanca e Qev...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA. Me 28 vota pro, 24 kun...
-
Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Misio...
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...