Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin
Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 03 April 2020
Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se rreziqet shëndetësore që i kanosen njeriut nga konsumi i ushqimeve të prekura nga mizat, janë të mëdha. Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe disenteria.
Një mizë e vetme mban plot 200 lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme. Mjafton që miza të prekë një herë ushqimin, dëmi është i pakthyeshëm. Mizat përmbajnë mijëra qime të holla. Aty mund të futen bakteret e ndryshme të cilat transferohen mjaft lehtë tek ushqimi i njeriut. Ekspertët thonë se nëse miza qëndron në ushqim për një sekondë të vetëm, bakteret e akumuluara në trupin e tyre e tyre derdhen në pjatë. Duke qenë se mizat transferojnë sëmundje të rrezikshme e ngjitëse, AgroWeb.org ju këshillon rekomandojnë që të shmangni ngrënien e ushqimit të ndotur.
Si Të Shmangni Ndotjen E Ushqimit Nga Mizat?
Shmangia e mizave bezdisëse në tavolinën e ngrënies ose në pjatë është tepër e vështirë.
Qese Plastike Të Mbushura Me Ujë
Uji krijon reflektime të ndryshme dhe prish shikimin e mizave. Një qese me ujë u ngjan mizave si një rrjetë merimange të cilën ato e shmangin. AgroWeb.org ju këshillon të mbushni qese plastike me ujë dhe mbajini pranë dyerve, në ballkon e në dritare që mizat mos të guxojnë e të hyjnë.
Uthulla E Mollës
Hidhni gjysëm gote me uthull të ngrohtë molle në një kavanoz qelqi. AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një hinkë në të dhe mbajeni në një zonë ku mizat qëndrojnë më shpesh. Mizat do të ndjekin aromën e uthullës dhe do të ngelin në kurth. Nëse miza ka prekur një pjesë të ushqimit tuaj, rekomandohet që ta hidhni atë pjesë dhe të konsumoni pjesën e mbetur dhe të pandotur./AgroWeb
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...