Haziri: Po punojmë që askush të mos mbetet pa bukë në sofër
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 31 March 2020
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencë për media, ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos kenë panik, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë sepse Gjilani dhe e gjithë bota është në luftë me të panjohurën.
“Në vlerësimet e hershme të ditës së 18-të me përballjen kundër Covid 19, së bashku me ekipet e emergjencës nuk kemi asnjë rast të ri apo të dyshimtë lidhur me rastin e mbrëmshëm të Topanicës, në Kamenicë. Jemi duke bashkëpunuar me kryetarët e Komunave të regjionit, për të ndaluar kontaktet dhe kjo është arsyeja për të cilën ju ftojmë për vetpërmbajtje dhe qëndrim në shtëpi. Ju lutemi rrini në shtëpi, vazhdoni të qëndroni me familjet tuaja, kujdesuni për të moshuarit dhe fëmijët”, ka thënë kryetari Haziri.
“Largimi i masës së kufizimit të lirisë së qarkullimit nga ana e qeverisë për të drejtën tuaj që të lëvizni nga ora 06:00 deri në orën 17:00, nuk do të thotë që duhet të dal çdo qytetar pa arsye në rrugë, trotuare dhe vende publike. Gjendja është serioze dhe duhet të kemi durim maksimal për shëndetin tuaj dhe të familjes. Do të bëhet edhe testi i tretë, këtyre ditëve në familjen Shaqiri dhe shpresojmë shumë që në kuadër të kujdesit që ne e kemi pasur të rezultojnë testet negative dhe ta përballojmë situatën bashkërisht”, ka potencuar ai.
Haziri ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit së bashku edhe me të gjitha institucionet e shtetit, atyre të shëndetësisë, sigurisë, zjarrëfikësve, komisionit komunal dhe një numri të madh të zyrtarëve, është e përkushtuar dhe e gatshme për intervenim për të dhënë shërbime në çdo kohë.
“Për çdo shqetësim lidhur me ndonjë përkeqësim shëndetësor apo për mungesë të ushqimeve, luten që të kontaktohen ekipet kujdestare në numrat 112, 192, 193 dhe 194 dhe do tà « ofrohet shërbimi i ekipeve tona në shtëpitë tuaja. Nuk keni nevojë të dilni nga shtëpitë sepse dokumentet që ju i kërkoni, ua sjellim në shtëpi. E gjithë kjo është duke u bërë që të jeni të sigurtë dhe po punojmë që ta ruajmë shëndetin tuaj. Në këto raste të vështira të pandemisë që është duke kaluar vendi ynë dhe gjithë bota, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që askush të mos mbetet pa bukë në sofër”, ka apeluar kryetari Haziri.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...