Haki Abazi: Nga nesër Serbisë i përgjigjemi me reciprocitet
Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 31 March 2020
Qeveria e Kosovës pritet të shfuqizojë plotësisht taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina për ta zëvendësuar atë me masat e plota të reciprocitetit tregtar dhe politik.
Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se kjo masë bazohet në vendimin e 20 marsit, kur qeveria kishte vendosur që të lirojë nga taksa importet për lenden e parë nga Serbia.
Në bazë të këtij vendimi, është thënë se Qeveria e Kosovës, më 1 prill, do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e qeverisë së kaluar të datave, 21 dhe 28 nëntor të vitit 2018, për ishte vendosur taksa ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë këto masa do vendosen bazuar në veprimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës ndaj Kosovës.
“Të gjitha këto masa janë në nivelin e reciprocitetit real, praktikë të formës së aplikimit të politikave që bën Serbia ndaj mallrave dhe aspektit tregtar me Kosovën”, tha Abazi.
“Këto masa kryesisht bien në fushën e lëvizjes së lirë, njerëzve, makinave mauneve të transportit dhe që Serbia nuk pranon tabelat e regjistrimit dhe i detyron qytetarët e Kosovës që të bëjnë zëvendësimin me dokumente të përkohshme. Gjithashtu, në aplikimin e masave ka nivel të arbitraritetit, për shembull nuk pranohet certifikata e prodhimeve apo certifikata sanitare”, tha Abazi.
“Kemi raste që edhe gjatë kalimit transit të mallrave nëpër territorin e Serbisë për vendet e Bashkimit Evropian, gjithashtu krijohen barriera që pengojnë lëvizjen e mallrave në territorin e Serbisë”, u shpreh Abazi për Radion Evropa e Lirë.
Ai thotë se Serbia vazhdimisht ka aplikuar masa që kanë dëmtuar prodhuesit kosovarë, duke mos respektuar edhe Marrëveshjen për tregti të lirë (CEFTA), çka sipas tij, ka pamundësuar raportet që shkojnë në qëndrueshmëri ekonomike.
“Natyrisht që është në vendimet e institucioneve të Kosovës për të mbrojtur interesat e vendit. Ne kemi barriera jotarifore që Serbia ka aplikuar përkundër faktit se kemi marrëveshjen e CEFTA-s”, tha ai.
“Një zhvillim pozitiv ka ndodhur gjatë bisedës së kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur ky i fundit ka treguar gatishmëri që të bisedohet në procesin e dialogut për heqjen e këtyre barrierave jo tarifore”, tha zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi.
Kurse zyrtarë të Doganave të Kosovës pohojnë se janë të gatshëm të zbatojnë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës. Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se Dogana vetëm pret udhëzimet nga Qeveria e Kosovës.
“Normalisht, Dogana zbaton masat që merr Qeveria e Kosovës. Normalisht edhe vendimin për reciprocitet dhe secilin vendim të Qeverisë së Republikës se Kosovës, Dogana do të respektojë në maksimum”, tha ai.
Që nga heqja e taksës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Stavileci tha se në Kosovë kanë hyrë mallra në vlerë prej rreth 1 milion euro.
Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.
Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.
Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.
Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet. Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.
Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.
Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit
Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistri...
-
MPJ-ja: Do të zhvillohet takimi i liderëve Kinë-Francë-BE gjatë vizitës së Xi Jinping në Francë
Zëdhënësi i MPJ-së kineze Lin Jian u shpreh që, gjatë vizitës së kryetarit të...
-
Ndalohet reperi Arijan Sijarina, ishte në kërkim për tentim vra sjen në Kolovicë
Reperi Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë...
-
Vihet gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, si d...
-
Petkoviq: Serbia mbështet përpjekjet e Lajçakut në procesin e formimit të Asociacionit
Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vl...
-
Kurti: Mungesa e dënimit të kriminelëve serbë është faji i dytë mbi vikti mat e gjeno cidit në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Studimes, një nga m...
-
Vogel kritika Borrellit: Imponoi masa ndaj Kosovës pa vendim zyrtar, tani kërkon ato të hiqen me votë nga 27 vende anëtare
Analisti dhe njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka rea...
-
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja B...
-
Osmani kujton masa krën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjeno cidal të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes. Presid...
-
Kearns thirrje Qeverisë britanike ta kundërshtojë lidhjen e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se tani është momenti ku përcakt...
-
Ferizaj, policia: Në prill mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 387 të tjera për përdorim të telefonit
Gjatë muajit prill, policia në Ferizaj ka shqiptuar 1736 gjoba për tejkal...
-
Mas akra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për vikt imat
Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele s...