Lajme

Haliti: Qeveria nuk më konsultoi për vazhdimin e karantinimit

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 30 March 2020

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, deklaroi se nuk është konsultuar nga Qeveria e Kosovës për vazhdim të karantimit të kësaj komune. Ai ka thënë se nuk duhet të ketë shkëputje të komunikimit nga niveli qendror me atë komunal.

“Vendim i nivelit qendror është marrë pa u konsultuar fare me nivelin komunal, nuk bën të ketë shkëputje nga niveli komunal se na ballafaqohemi drejtpërdrejt edhe e dimë situatën shumë më mirë, mirëpo tash është marrë vendim dhe kështu do të mbetet”, deklaroi Haliti në “Zyrën e ankesave” të TV Dukagjini.

Aktualisht, në këtë komunë janë vetëm 7 të prekur me COVID-19 dhe Haliti tha se kjo është falë menaxhimit të mirë të situatës nga të gjitha institucionet e përfshira si dhe qytetarët.

-Advertisement-

Haliti tha se përpos epidemisë, qytetarët kanë edhe shqetësime të tjera të cilat po mundohen t’i menaxhojnë sa më mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera