Anëtari i Kryesisë së CDU-së: Rrëzimi i qeverisë ka vendosur Kosovën në situatë të vështirë politike
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 29 March 2020
Votimi i rrëzimit të Qeverisë Kurti e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në kohën e një krize të shkaktuar nga COVID-19. Kosova duhet të fokusohet më shumë në luftën kundër kësaj pandemie. Po ashtu qeveria e ardhshme duhet të kthehet në bisedime me Serbinë dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy shteteve.
Kështu thotë për KosovaPress, anëtari i kryesisë së forcës politike më të madhe në Gjermani CDU, Besnik Kelmendi.
Zyrtari në Ministrinë e Punëve të Brendshme të landit të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW), përgëzon Qeverinë e Kosovës për masat e ndërmarra deri tani për luftimin dhe parandalimin e koronavirusit.
“I kam përcjellë zhvillimit e fundit politike në Kosovë ashtu si BE dhe Berlini zyrtarë dhe mendojmë se votimi i rrëzimit të Qeverisë së Kosovës e ka vënë Kosovën në një situatë të vështirë politike në kohën e një krize pasi po përballemi me virusin. Por në besojmë që duhet respektuar Kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve dhe ju bëj thirrje atyre që tani të fokusohen më shumë në luftën kundër COVID-19. Dua të përgëzoj Qeverinë e Kosovës për masat që ka ndërmarrë deri tani për luftimin dhe parandalimin e korona virusit dhe besoj që do të vazhdojnë në rrugën e duhur. Ne presim që qeveria e ardhshme të kthehet në bisedime me Serbinë dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy shteteve dhe Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtare”, tha ai.
Kelmendi ka folur edhe për situatën pandemike në Gjermani me COVID-19, derisa thekson se sipas të dhënave është vetëm një shqiptare nga Kosova e infektuar me koronavirus.
“Momentalisht është stabile por në një rritje tendicioze ku deri sot sipas të dhënave që kam, janë të prekur 59.216 mijë dhe 490 viktima. Por për momentin situata është në n- kontroll. Epidemia në Gjermani ende nuk ka arritur kulmin, pas të cilit fillon rënia. Si kriter për fillimin e rënies merret koha e dyfishimit të të infektuarve. Deri tani në Gjermani duhen 4-5 ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve. Kur të duhen për shembull, dhjetë ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve, mund të flitet për ngadalësim të përhapjes dhe rënie të vrullit të infektimit. Sipas të dhënave që unë kam deri tani është një shqiptare nga Kosova, qe rezulton pozitiv me COVID-19”, tha ai për KosovaPress.
Ndër të tjera, Kelmendi tregon për masat që janë marrë në Gjermani me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi. Ai tregon se kushdo që nuk i respekton këto masa, gjobitet deri në 200 euro.
“Federata dhe landet po zbatojnë që prej 16 marsit një sërë masash kufizuese. Në to bën pjesë ndalimi i takimit në publik i më shumë se dy vetëve, me përjashtim të atyre që jetojn ë në një shtëpi. Kush e shkel këtë gjobitet, me 200 euro. Njerëzit lejohen të shkojnë në punë, Farmaci, supermarkete, furre buke, gjithashtu lejohet edhe dalja në ambientet e hapura, duke mbajtur distancën më së paku 1.5 metër, por preferohet të mos dalin pa nevojë më gjatë se një orë. Vendimi i Qeverisë parashikon mbylljen e aktiviteteve private, siç janë kafenetë, restorantet, studiot etj.”, thekson ai.
Marrë parasysh këtë situatë, e që në vazhdimësi është përmendur edhe kriza e mundshme ekonomike, Kelmendi tregon se qeveria gjermane ka mbështetur sektorin e ekonomisë me mbi 750 miliardë euro.
“Qeveria gjermane miratoi një buxhet gjigand, historik për të mbështetur ekonominë: mbi 750 miliardë euro do të investohen kundër krizës së virusit, që shihet më e rëndë se kriza financiare botërore, e vitit 2008. Sistemi në Gjermani është gjithmonë i përgatitur jo vetëm për këtë situatë, por edhe në raste kat astrofe natyrore që spitalet të kenë një kapacitet 50% më shumë se gjendja normale me shtretër dhe pajisje mjekësore për t’i përballuar të gjitha urgjencat e të prekurve nga COVID-19”, shton ai.
Besnik Kelmendi është një shqiptar i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Gjermani. Ai është aktivist dhe sot është një nga zërat më të dëgjuar në forcën politike më të madhe në Gjermani CDU. Si zyrtar në Ministrinë e Brendshme të landit të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW) ai është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...