Dy ilaçet që mund të kurojnë koronavirusin
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 28 March 2020
Ndërsa koronavirusi përparon me shpejtësi në vendet e Europës dhe përtej saj, një numër gjithnjë e më i madh kompanish i bashkohen garës për medikamente që e kurojnë, ndërsa vijojnë përpjekjet për zbulimin e një vaksine. Por nëse për vaksinën duhet shumë kohë, gjetja e një ilaçi kurues mund të shpëtojë jetë.
Në spitalin universitar të Ghent-it, Instituti Flamand i Bioteknologjisë ka nisur provat klinike të ilaçit Leukine.
Ndërkohë që mjekët janë përqendruar në trajtimin e personave që e kanë këtë sëmundje, e cila sillet ndryshe nga një pacient në tjetrin, ata kanë vënë re se pacientët që përfundojnë në kujdes intensiv, kanë të njëjtat komplikacione: mosfunksionim i veshkave, bllokimi i mëlçisë, problemet me gjakun dhe frymëmarrjen. Ata shpesh kanë ethe për një kohë shumë të gjatë, shumë më të gjatë sesa ç’ndodh zakonisht, çka nuk është tipike për një infeksion normal të mushkërive. Prioriteti për ata pacientë është trajtimi i tyre në çfarëdo mënyre të mundshme përpara se këto komplikime të bëhen fatale.
Mjekët u drejtohen mjekimeve ekzistuese, si klorokuina anti-malariale, nga njëra anë, e cila u testua në mostrat laboratorike të virusit SARS – (një infeksion i familjes së koronavirusit) – në 2003-2004 me rezultate premtuese dhe Leukina. Leukina vepron te qelizat e mushkërive të quajtura makrofaget alveolare, të cilat sulmohen nga infeksioni Covid-19.
Ilaçi po testohet te pacientët e spitalit universitar të Gentit në Belgjikë dhe më pas do të testohet edhe në spitalin e Bruzhit. Interes për t’iu bashkuar këtij kërkimi janë shprehur edhe ekipe nga Gjermania dhe Italia.
prodhuar, ky ilaç do t’u jepet falas spitaleve të Greqisë. Prodhimi është marrë përsipër nga Uni-Pharma, e cila ka njoftuar se ilaçi i ri Unikinon do të prodhohet në 24 milionë doza, që do t’i jepen falas shtetit grek dhe më pas regjimi i trajtimit të pacientëve me të do të vendoset në bazë të sugjerimeve të komunitetit shkencor. Uni-Pharma ka saktësuar se e ka marrë licencën për ta prodhuar këtë ilaç në Greqi, për herë të parë në vitin 1984. Klorokina përdoret për trajtimin e malarjes, një sëmundje shpesh vdekjeprurëse që përhapet nga mushkonjat.
Të tjera
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...