Sport

CoVid-19/ Shkurtimi i pagave në Seri A, ja sa milion euro do humbasë Cristiano Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 20 March 2020

Skuadrat e Serie A kanë paraqitur kërkesën për të shkurtuar pagat e lojtarëve pasi të ardhurat e tyre në këtë kohë janë shumë më të vogla, tek kjo ka ndikuar edhe koronaviursi dhe situata që ka krijuar.

Me shkurtimin e pagave Ronaldo do të humbiste 9 milion euro. Nesër do të zhvillohet një takim joformal i kompanive që do të diskutojnë mbi këtë situatë dhe për përqindjen që do t’iu ulet lojtarëve. Pronarët e klubeve kanë menduar një ulje prej 20-30% në pagat e secilit lojtar.

Për shembull, Cristiano Ronaldo si lojtari më i paguar në Serie A, që përfiton një pagë neto prej 31 milionë euro do të penalizohej 9 milionë në rastin më të keq. Edhe pagat e tjera të lojtarëve si Lukaku, Dybala,Higuain , Ramsey, De Ligt, Donnarumma dhe Dzeko do të kishin shumë zbritje.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy