Lajme

A ia përfundoi Albin Kurti karrierën politike Agim Veliut?

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 18 March 2020

Njeriu më i zëshëm i LDK-së, që la karrigen e të parit të Podujevës, për tu bërë ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës në Qeverinë “Kurti”, u shkarkua sot nga kjo detyrë.

Shkarkimi i tij erdhi, siç njoftoi zyra e kryeministrit, mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është deklaruar kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Kundër këtij shkarkimi doli vet Veliu si dhe shefi i tij i partisë, Isa Mustafa. Ata e quajtën të papranueshëm këtë vendim të Kurtit dhe shkelje të marrëveshjes së koalicionit.

Por, a do të përfundoj karriera politike e Agim Veliut, i cili arriti të qëndrojw në pushtet për më shumë se 20 vjet.

-Advertisement-

Aktualisht, pas shkarkimit nga posti i ministrit, Veliu mbanë vetëm postin e nënkryetarit të LDK-së, ndërkohë nuk dihet nëse Veliu do të angazhohet sërish në politikë. Pasi për të parin e Podujevës, post ky që Veliu e mbante tash e disa vite, tashmë është duke kandiduar Nexhmedin Rudari. Ndërkohë në Qeverinë “Kurti” duket se më nuk do të këtë me vend.

Veliu, i cili u shkarkua një muaj e gjysme pas mori këtë post, njihet për kundërshtime të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ai madje ishte edhe kundër koalicionit më këtë parti.

Veliu nuk lëshonte pe për koalicionin me Vetëvendosjen pa plotësimin e kërkesave të LDK-së.

Madje, jo rrallë ai u vu në qendër të kritikave dhe sulmeve nga aktivistë të partisë së Albin Kurtit.

Veliu ishte bërë hit kur në njërën nga takimet me Vetëvendosjen ku po zhvilloheshin negociatat për marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës.

Kjo pasi nënkryetari i Vetëvendosjes, tashmë ministër i Financave, Besnik Bislimi kishte treguar prapaskenat e bisedimeve, ku në njërën nga takimet, Veliu kishte thënë se “Qohuni se nuk ka asgjë”.

Ndryshe, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nisi karrierën politike në vitet e 90-ta, qysh nga themelimi i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Veliu ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, më vonë edhe udhëheqës i kësaj dege për shumë vjet.

Ndërsa, që nga viti 1998, Veliu është pushtet duke qenë në pozita udhëheqëse qoftë në nivelin lokal, qoftë atë qendror.

Veliu që nga viti 2009, ka fituar tri herë në zgjedhje lokale në Podujevë.

Post zgjedhjeve të 2009-tës, Veliu pastaj fitoi edhe në zgjedhjet tjera në vitin 2013 dhe 2017, post të cilin e mban ende, deri në votimin e Qeverisë “Kurti”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera