Shëndetësi

“Ushtrimet dhe gjumi i rregullt ndihmon në luftimin e Covid-19”

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 17 March 2020

Dieta e ekuilibruar, ushtrimet dhe gjumi i rregullt janë gjëra të rëndësishme për të luftuar koronavirusin e ri (Covid-19), thotë nutricistja Nevin Şanlıer.

“Është shumë e rëndësishme të konsumoni sasi të mjaftueshme të proteinave, veçanërisht ato me vlerë të lartë biologjike, si qumështi, produktet e qumështit dhe vezët, për të forcuar imunitetin”- thotë Şanlıer.

Şanlıer, e cila është dekane e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Ankarasë “Medipol”, këshilloi njerëzit që të ndjekin një dietë të ekuilibruar duke konsumuar sasi të mjaftueshme të produkteve të qumështit si qumësht, dhallë, kos, djath, por edhe mish peshku dhe pule, vezë, pemë, perime, bukë dhe drithëra.

-Advertisement-

Ajo theksoi se dietat e njëanshme ose marrja e pamjaftueshme e përbërësve ushqyes do të rrisin ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksioneve. “Konsumi i ushqimeve probiotike bëhet më i rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar gjatë ndërrimit të stinëve dhe gjatë stinës së dimrit, kur trupi është më pak rezistent. Produktet e qumështit të fermentuar, si kefir apo dhallë, janë burime të rëndësishme të probiotikëve”, shtoi ajo.

Duke rekomanduar 2,5 litra ujë çdo ditë për të parandaluar dehidrimin, ajo gjithashtu këshillon të konsumohen ushqime të yndyrshme. Ajo thekson se është e rëndësishme të vazhdohen aktivitetet fizike dhe të pushohet trupi me 7 deri në 8 orë gjumë. Duke ritheksuar rëndësinë e higjienës së duarve, ajo paralajmëron të mos konsumohen pemë dhe perime pa i larë.

Koronavirusi i ri i cili dhjetorin e kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan, është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandemi botërore. Sipas Worldometer, faqes së internetit që publikon të dhënat për rastet e reja, nga afërsisht 174.600 raste të konfirmuara, numri i të vdekurve është rreth 6.700 ndërsa më shumë se 77.500 prej tyre janë shëruar. Numri aktual i rasteve aktive është rreth 90 mijë me 93 për qind në gjendje të lehtë dhe 7 për qind në gjendje kritike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera