Sport

Roy Hodgson në krye të Cristal Palace deri në vitin 2021

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 06 March 2020

Roy Hodgson, trajneri veteran anglez, ka nënshkruar zgjatjen e kontratës edhe një vit tjetër me Crystal Palace. 72-vjeçari do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit 2020-21. Hodgson mori e mori detyrën në krye të “Shqiponjave” në shtator të sezonit 2017-18, duke i ndihmuar të siguronin qëndrimin në elitë.

“Jam i kënaqur që klubi dhe unë kemi arritur marrëveshjen. Jam krenar për atë që kemi arritur që kur u emërova në këtë detyrë.”

Crystal Palace aktualisht është i 12-ti në Premier League, gjashtë pikë pas vendit të pestë dhe nëntë më shumë se zona e ftohtë, pas fitoreve të arritura ndaj Newcastle dhe Brightonit.

-Advertisement-

Hodgson aktualisht është në vitin e tij të 44-t si trajner. Karrierën e nisi në vitin e largët 1976 në krye të klubit suedez Halmstads.

Ish-trajneri i Anglisë, në lidhje me rinovimin e kontratës, shtoi: “Të gjithë e dinë se si ndihem për klubin që e kam mbështetur që kur isha djalë i ri. Ndiej një lidhje të veçantë me mbështetësit dhe e di se unë, pronarët dhe lojtarët po punojmë të gjithë për të arritur të njëjtin qëllim.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera