Lajme

Donika Kadaj: Rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 21 February 2020

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar lidhur me raportimet se pavarësia e Kosovës është njohur nga shteti i Xhamajkës e që më pas u demantua nga ministrja për Punë të Jashtme e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith.

Kadaj-Bujupi ka thënë se LVV dhe LDK kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse.

Sipas saj, s’ka kuptim shkarkimi i Çitakut nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Konjufca.

-Advertisement-

“Mirëpo amatorizmi profesional i shprehur me çështjen Xhamajka flet ndryshe. Prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë. Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm, do të thoshin dikur LVV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm. Rrahagjoksët për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka deklaruar se shteti Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë është demantuar nga ministrja e Jashtme e Xhamajkës, e cila ka thënë se shteti i saj nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, nga presidenca kanë bërë të ditur për Telegrafin, se lidhur me njohjen e pavarësisë nga Xhamajka, ata janë informuar nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera