Lajme

Kurti e Osmani: Adem Demaçi figurë inspiruese

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 17 February 2020

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si i burgosur politik Adem Demaçi frymëzoi e inspiroi breza të tërë të veprimtarëve si askush tjetër.

“Në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës përulemi para veprës e jetës së tij. Ishte i gjithkujt përveç se i vetës së tij dhe të gjithë ne i kemi aq shumë borxh”, ka thënë ai.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Adem Demaçi dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet për hir të popullit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera