Shpend Ahmeti: Kam shumë dëshirë të bëhet koalicioni VV-LDK
Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 28 January 2020
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se dëshiron arritjen e koalicionit qeverisës në qendër në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Do të kisha shumë dëshirë që ky koalicion të bëhet VV-LDK sepse mendoj se do të ishte një dozë realiteti. Ka qenë freskim i nevojshëm dhe ndarje nga politikat e PAN-it. Edhe më tutje kam dëshirë që ky koalicioni të ndodhë, e them pa cinizëm, sepse jemi duke mbetur në stagnim”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.
“Përkundër prokalimeve të tyre, këto dy subjekte, e di si ka qenë ndjenja në VV karshi LDK. LDK është konsideruar si dëmi më i madh që i është bërë Kosovës, më shumë sesa PDK. Për mua është çudi, nuk e kuptoj që pas gjithë atij muhabeti dhe ndryshimit në votë mos të merren vesh për një ministri nuk mund ta kuptoj. Këtu duhet të ketë arsye tjetër, sepse t’u thuhet afër 500 mijë qytetarëve se ‘na falni që s’po mund të merremi vesh për një ministri, apo Glaukun’ jemi në një situatë shumë më të rëndë sesa mosmarrëveshja për një ministri”.
Ahmeti është shprehur se vendi ka stagnuar tash e një vit dhe se sipas tij situata ka qenë më e mirë vitin e kaluar.
“Nuk preferoj të flas për nivelin qendror sepse të tjerët kanë më shumë legjitimitet edhe për shkak të rezultatit zgjedhor. Para një viti kemi qenë një situatë më të favorshme ndërkombëtarisht për t’u ballafaquar me këtë situatën që na pret kundër Serbisë. Nuk ka guxim të marrjes së përgjegjësisë, po afrohet faza e “akshampazarit” sepse presioni që po na vjen është shumë i madh”.
“Trump me Netanjahun kanë prezantuar planin e paqes për Izraelin sot. Përveç kuriozitetit se çfarë do të behet me Izraelin duhet ta shohim si shenjë se çfarë na pret. E kemi humb një vit me deklarata të shpresës dhe ndryshimit”.
Të tjera
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...