MEKA po vazhdon të rritet, sot punëtorët e saj kanë marrë pagën e 14-të
Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 15 January 2020
Kompania “MEKA” që tashmë është e njohur në vend e botë me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe gjedhit, por vazhdon të rritet.
2019-ta ka qenë vit shumë i mbarë për këtë kompani, pasi ka shënuar rritje mbi 22% më shumë se vitin paraprak.
Fundi i vitit gjithmonë shërben për t’i bërë bilancet e punës, e kur bilancet janë pozitive drejtues të kompanisë “Meka” thonë se ato të motivojnë për shumë më shumë punë e angazhim gjatë vitit të ardhshëm.
Pronari i kësaj kompanie Burim Pirraj, ka shkruar në facebook se ‘MEKA’, tashmë e 28 vjet është në shërbim të konsumatorëve kështu duke plasuar në treg produkte cilësore.
“Të nderuar dhe shumë të respektuar konsumatorë, po afrohen 28 vite pune në shërbim tuajin me përkushtimin më të madh të mundshëm që të plasojmë produkte sa më cilësore në treg dhe të heqim njëherë e përgjithmonë bindjen se Shqiptarët nuk mund të prodhojnë prodhime të sigurta me një cilësi të lartë”, ka shkruar Pirraj.
Ai tutje ka rrëfuer rrugën në të cilën ka kaluar kompanie deri në arritjen e suksesit. Pirraj tha se ngritja e çmimeve të kohë pas koshme ka bërë që të mos bëhet kompromis në cilësin e produktit.
“Që nga paslufta kemi qenë të detyruar që kohë pas kohe të bëjmë ngritje të lehtë të çmimeve për shkak të rritjes së çmimit lë lëndës së parë në treg, ne kemi importuar lëndën e parë më cilësore të mundshme përherë, ashtu do të vazhdojmë dhe më tutje, prapë jemi detyruar të bëjmë rritje të çmimit për arsye se ne nuk bëjmë kompromis në cilësinë e produkteve, ne jemi përcaktuar për cilësi mbi të gjitha prandaj shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Sot i Madhi Allah më mundësoi të ekzekutoj pagën e 14 dhe me lejen e Tij shkojmë më tutje! Ju dëshrioj paqen dhe begatinë e të Madhit Zot mbi ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar ai në facebook.
Kujtojmë se kompania “Meka” është e njohur edhe për trajtimin që u bënë punëtorëve të saj, duke u dhënë brenda vitit nga 13 dhe 14 rroga.
Madje, gjatë këtij viti kompani me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit, ka arritur ta bëjë realitet edhe sigurimin shëndetësor për gjithë të punësuarit në Meka Halal Food dhe MEKA Burger’s.
Kompania “Meka”, në vitin 1992 ka filluar aktivitetet e saja prodhuese duke nxjerrë në treg suxhuk, kurse më vonë fillon prodhimin e produkteve të tjera siç janë; sallamë, proshutë, salsiçe, pashtetë, rriskë të gjedhit, si dhe gjella të gatshme të konzervuara.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...