Vjosa Osmani e quan serioze ofertën e fundit nga Albin Kurti, tregon çka do të ndodhë!
Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 14 January 2020
Zhvillimet e 26 dhjetorit kanë bërë që negociatat gati 3 mujore LDK-VV të kthehen në pikën zero. Kjo ka shtyrë dy partitë që t’i bëjnë oferta të reja njëra-tjetrës.
Një ofertë e re kishte mbërritur nga selia e LDK-së në zyrat e partisë së Kurtit, ndërkohë këta të fundit pa iu treguar nëse e kanë pranuar ose jo, ua kanë kthyer një ofertë tjetër të re.
Agim Veliu një ofertë të tillë e ka cilësuar si joserioze, por Vjosa Osmani thotë se çfarëdo lëvizje që kë për qëllim afrimin e qëndrimeve duhet të vlerësohet si përpjekje serioze, dhe thotë se për të vendosin përfundimisht organet e LDK’së.
Kështu ka thënë Osmani teksa nuk ka pranuar të ndajë detaje nga ofertat e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk mund ta komentoj ofertën dhe detajet e saj sepse ashtu jemi dakorduar në takimet tona të fundit. Por, në parim, çdo përpjekje që qon drejt përafrimit të qëndrimeve, duhet të vlerësohet si përpjekje serioze. Të gjitha propozimet, idetë e vlerësimet që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes e jo dështimin e saj, duhet të trajtohen me kujdes. Këshilli i përgjithshëm i LDK’së dhe deputetët e LDK’së të cilët kanë mandatin qytetar, janë ata që vendosin përfundimisht”, ka thënë Osmani.
Osmani gjithashtu ka shigjetuar ata të cilët po bëjnë përpjekje për të mos u arritur një marrëveshje mes LDK’së dhe VV’së, duke ua përmendur gjysmë milioni qytetar që janë mbrapa dy partive.
Këtë paralajmërim nënkryetarja e LDK’së e ka dhënë edhe për njerëzit brenda Kosovës por edhe për ata jashtë.
“Të gjithë zërat, andej e këndej kufirit, që po bëjnë përpjekjet e tyre të fundit për ta parandaluar ndryshimit e për të rrënuar shpresën le ta dinë qartë se ne që bartim peshën e ndryshimit në Kosovë, i kemi edhe gati gjysmë milion qytetar prapa. Qytetarët e bënë ndryshimin me votën e tyre dhe nuk duhet të lejojmë që askush ta ndalë atë”, ka përfunduar Osmani per Express.
Një koalicion mes dy partive tashmë po e kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtar. Vetëm gjatë ditës së djeshme në zyrat e LDK’së ka qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dhe gjithashtu ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker.
Walker ka takuar sot edhe kreun e VV’së, Albin Kurtin, të cilit ia ka dhënë një mesazh shumë të qartë, që të nguten dhe ta krijojnë qeverinë sa më shpejtë.
Ndërkohë zëra kundër marrëveshjes LDK-VV kanë ardhur nga Shqipëria. Anëtari i Kryesisë së VV’së, Elvis Hoxha, ka thënë se Isa Mustafa po kërkon koalicion me PDK’në. Deklarata të tilla të Hoxhajt vijnë në momente vendimtare, kur dy partitë po e ofertojnë njëra tjetrën me qëllim të arritjes së koalicionit.
Të tjera
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...