Muhamet Mustafa: Qeveria e ardhshme duhet të rrisë investimet në 700 milionë Euro
Autori: Gazeta inFokus
21:45 | 02 January 2020
Ekonomisti Muhamet Mustafa ka theksuar se rritja e tashme ekonomike rreth 4%, sado që shumë e quajnë solide për Kosovën, nuk është e mjaftueshme.
“Për të marrë drejtimin e duhur, duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika që rritin ofertën e vendore të produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport.
Kjo kërkon një rritje te investimeve publike për nja 200 milionë Euro dhe një rritje te investimeve private 500 – 700 milion në vit”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i Mustafës në Facebook:
QEVERIA E RE DUHET TE RRITE INVESTIMET VJETORE PUBLIKE DHE PRIVATE PER RRETH 700 MILION EURO
Marrja e një rruge zhvillimi ekonomik me ritme me te shpejta çfarë i duhet Kosovës mbetet edhe ne vitin 2020 është çështja me me rendësi. Rritja e tashme ekonomike rreth 4% sado që shume e quajnë solide për Konen nuk është e mjaftueshme.
Ky ritëm i rritjes ekonomike jo vetëm qe është me tepër një rritje nga inicioni i disa faktorëve qe lidhen me stadin zhvillimor dhe disa faktorë qe vijnë nga jashtë, por është fragjil dhe jo e qëndrueshme. Për te marre drejtimin e duhur duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika qe rritin ofertën e vendore te produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport.
Kjo kërkon një rritje te investimeve publike për nja 200 milion Euro dhe një rritje te investimeve private 500 – 700 milion ne vit. Ndërkaq te rritja e investimeve publike ka probleme te mëdha me deformimet ne strukturën e buxhetit qe janë krijuar me rritjen e pagave te sektorit qeveritar, pra me koston e la rte te Qeverise dhe administratës, një kosto tepër te larte për nivelin e zhvillimit te vendit .
Ndërkaq rritja e investimeve private mbetet peng i dobësive ne qeverisjen makroekonomike , mos zbatimin e ligjit dhe korrupsioni i larte. Qeveria e re duhet te ballafaqohet me këto probleme jo te lehta . Nga ana tjetër situata ne shoqëri përgjithësisht mbetet peng edhe i defekteve ne krijimin dhe funksionimin e institucioneve qe prodhohen nga lufta primitive pulitke grupore e partiake për pushtet, duke e vene pushtetin si qëllimin primar për te servisuar kastat partiake dhe te interesit grupor politik e ekonomik.
Mbeten shume te panjohura si se do te rrjedhin gjerat këtu, pas konstituiMit te legjislaturës se shtate te Kuvendit. A do te krijoje ky moment një praktike te re institucionale apo negociatat për pushtet do ta devalvojne edhe ketë dhe do te hyjmë ne një situate pritjeje, status kvo, e cila do te rrite apatinë me shume probleme shoqëruese degjeneruese. Uroj me qe te ndodhë e kundërta dhe te ketë një kthjellim ne logjiken dhe sjelljet e aktoreve politike.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































