HIB sërish në vendin e parë me rreth 70 milionë euro tatime të paguara
Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 31 December 2019
Në treshen e parë të tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë për vitin 2019 është HIB Petrol me 70 milionë euro, e përcjellë nga Buqaj me rreth 60 milionë dhe British American Tobacco me rreth 43 milionë euro të paguara në tatime.
Prishtinë, 31 dhjetor 2019 – Për çdo vit, bizneset kosovare të të gjitha llojeve dhe madhësive janë kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. Megjithatë, korporatat e mëdha në Kosovë përbëjnë burimin kryesor të të hyrave vjetore me shuma multimilonëshe në arkën e shtetit, duke e bërë dallimin dhe shkëputjen nga bizneset tjera kontribuuese në buxhetin vjetor të vendit.
Edhe këtë vit, lista e top 10 tatimpaguesve kryesor tregon se këto 10 biznese të mëdha sjellin qindra miliona euro në buxhet brenda një viti të vetëm. Për rreth 10 vite me radhë, listës së tatimpaguesve kryesor në Kosovë i prin korporata HIB Petrol.
Nga burimet e Doganës së Kosovës thuhet se përgjatë vitit 2019, HIB Petrol i ka sjellë buxhetit të shtetit rreth 70 milionë euro në taksa dhe tatime, ndërsa në vendin e dytë është kompania Buçaj e cila ka rreth 60 milionë euro të paguara në tatime ndaj shtetit gjatë vitit që po e lëmë pas. Në vendin e tretë është korporata multinacionale që merret me produktet e duhanit, British American Tobacco që në buxhetin e shtetit tonë ka paguar rreth 43 milionë euro tatime.
Gjatë vizitës së fundit në HIB Petrol, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se patriotizmi më i madh modern është kontributi ndaj ekonomisë vendore me tatime, punësim dhe investime kapitale, siç HIB vazhdon të bëjë për çdo vit.
“Kompania “Hib Petrol” e ka kuptuar rëndësinë e kontributit për vendin, duke punuar, duke sofistikuar dhe duke u ofruar shërbime moderne, qoftë këtë pjesën ku ka filluar e naftës apo edhe në shumë investime tjera që i ka bërë në vend. Dhe kjo është më e pakta që ne bëjmë, me ardh dhe me vlerësu këtë kompani për fundvit kompaninë me kontributin më të madh në buxhetin e shtetit” ka thënë Rukiqi. Rukiqi ka premtuar se përkrahja e Odës për kompanitë vendore do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Lista e dhjetëshes së parë të biznesve tatimpaguese vazhdon me Prima Tobacco me 42.6 milionë euro të paguara, ndërsa në vendin e pestë është Al Petrol, e përcjellë nga Lab Oil, Ex Fis, Alba Petrol dhe Petrol Company.
Në vendin e dhjetë është Elkos me 19.4 milionë euro tatime të paguara gjatë vitit 2019.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...