Flet drejtori i qendrës se skijimit: A është gati Brezovica për turistë?
Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 30 December 2019
“Deri te vila e këtyre të mëdhenjve”. Më tej ende nuk është asfaltuar rruga që qon për në qendrën e skijimit në Brezovicë, të komunës së Shtërpcës.
Kështu tregojnë me gisht banorët drejt një kompleksi vilash, e ku thuhet të jetë edhe pushimorja e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, afër së cilës pushon kohë pas kohe edhe ish-Presidentja Ahtifete Jahjaga e politikan të tjerë kosovarë.
Pjesa tjetër e rrugës është thuajse e pa kalueshme. Sa nga gropat e thella të krijuara ndër vite, e sa nga dëmet që i kanë shkaktuar kompanitë që po fusin në gypa rrjedhën e fundit të ujit në këtë zonë për të ndërtuar hidrocentral, shkruan gazeta inFokus.
“Po donë me na izolu”, thotë me shaka për gazetën inFokus drejtori i qendrës së skijimit, Sllavisha Kuzmanoviç, i cili me ekipin e tij kanë hapur tashmë dyert për të pritur mysafirët për sezonin e ri dimëror.
“I kemi bërë të gjitha përgatitjet në gjendjen që jemi. I kemi testuar teleferikët, kemi rinovuar disa dhoma të hotelit Molika dhe po punojmë për përgatitjen e pistës së skijimit pasi tashmë edhe borë ka rënë mjaftueshëm”, tregon ai, shkruan gazeta inFokus.
Por, shprehet i shqetësuar me gjendjen e rrugës dhe vend parkingjeve të cilat do të duhej të rregulloheshin më herët nga Ministria e Infrastrukturës dhe Parku Nacional i Sharrit.
Megjithatë thotë se do të marrin përsipër vetë rregullimin e parkingjeve që të mos krijojnë tollovi për qytetarët, të cilët ia mësyjnë kësaj pjese të Kosovës.
Çmimet e shërbimeve të skijimit dhe teleferikut thuajse nuk kanë ndryshuar nga vitet e mëparshme, ndërsa akomodimi në hotelin më të vjetër në këtë vend, Molika”, kushton vetëm dhjetë euro, shkruan gazeta inFokus.
Por, ku shkojnë paratë që mblidhen nga turizmi në Brezovicë?
Drejtori i qendrës së turizmit dimërorë, ka nostalgji për kohën kur Brezovica ishte qendër ndërkombëtare e skijimit, dhe skitarë e turistë të ndryshëm vinin në këtë vend nga e gjithë bota.
Tani thotë se mezi mbijetojnë.
Qendra e skijimit Brezovica, aktualisht ka 152 punëtorë të cilët paguhen për gjithë vitin. Por, sipas Kuzmanoviç, vështirë sigurohen edhe pagat e tyre nga të hyrat që krijohen në sezonin dimërorë në Brezovicë, shkruan gazeta inFokus.
“Tani kjo qendër është ndryshe, nuk mund të mendoj askush se këtu fitohet dhe siç thonë ne i dërgojmë paratë në Beograd apo ku ta di unë. Po të mos ishin subvencionet nga republika e Serbisë ne nuk mund ti mbulonim as shpenzimet elementare si dhe të mirëmbanim pajisjet e stërvjetruara”, thotë Kuzmanoviç.
Ai tregon se institucionet e Kosovës nuk janë interesuar fare për këtë qendër.
Megjithatë, shpreson që një ditë nami do ti kthehet përsëri kësaj qendre kur të gjithë ta kuptojnë rëndësinë e saj dhe të investojnë në zhvillimin e mëtejmë./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...





























