Lajme

N’konakun e Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 27 December 2019

Këtë të premte, Gazeta inFokus do të sjellë në emisionin N’Konak rrëfimin e pa dëgjuar të drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaci.

Si asnjëherë më parë ai tregon për fëmijërinë, edukimin dhe jetën në Burojë të Skenderajt e vështirësitë e luftës.

Ku ishte ai kur filloi lufta në Kosovë dhe si iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

-Advertisement-

Si e kujton momentin kur në banesën e tij u futën ushtarët dhe komandantët e UCK-së?

Thaçi, shpalosë detaje interesante nga jeta e tij personale dhe angazhimi profesional.

Ai tregon se si filloi punën në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe si arriti të bëhej drejtor i kësaj kompanie në kohën më të vështirë kur ndërmarrja ishte në thumb të kritikave e sharjeve për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Përse nuk po ndërpritet energjia elektrike tani dhe cilat janë rezultatet e KEK-ut prej kur Thaçi është në pozitën e drejtorit menaxhues. Këto janë vetëm disa nga pyetjet, përgjigjet e të cilave mund ti  merrni të premten nga ora 22:40 në emisionin  “N’Konak”, i cili transmetohet në Gazetën inFokus dhe RTV Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera