Lajme

Cili zyrtar i LDK-së pastroi sot varrin e Ibrahim Rugoves

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 23 December 2019

Këtë të hëne të 23 dhjetorit, LDK ka bërë plot 30 vite që nga themelimi i saj.

E një nga njerëzit më të rëndësishëm të kësaj partie, i cili ishte edhe kryetar i saj për një kohë të gjatë, është padyshim Ibrahim Rugova, shkruan gazeta inFokus.

E në nder të tij, për 30 vjetorin e themelimit të LDK-së, zyrtarët e kësaj partie shkuan tek varri i Rugovës për të bërë homazhe.

-Advertisement-

Por, dikush nga ta bëri edhe diçka më shumë.

Është Bardhyl Meta me shokë të tij, i cili paraprakisht është përkujdesur që ambienti i varrit të ish-Presidentit Rugova të duket i pastër, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, të paktën ka thënë deputeti i zgjedhur nga LDK, Avdullah Hoti.

“Deshiroj te shpreh konsideraten time per Bardhyl Meten dhe shoket e tij qe, ne 30 vjetorin e themelimit te LDK-se, u kujdesen te pastrojne dhe meremetojne vendin ku pushon ne amshim Presidenti Rugova”, ka shkruar Hoti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera