Lajme

Ushtria e Kosovës i han afër 8000 euro bukë në ditë

Autori: Halil Berisha 16:12 | 20 December 2019

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka dhënë një kontratë për të ushqyer pjesëtarët e FSK-së.

Ushqimi i cili u tenderua, servimi i tij do të bëhet në të gjitha kuzhinat e FSK-së, sikur në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Istog, Ferizaj e Pomozitin, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, sipas nevojës edhe do të ofrohet brenda krejt territorit të Kosovës.

-Advertisement-

Për të ushqyer ushtarët e Kosovës, aplikuan në total katër kompani.

Ndërsa fituese e këtij tenderi është Beni Dona Plast SH.P.K, shkruan gazeta inFokus.

Vlera e këtij tenderi është 8 milionë e 417 mijë e 800 euro.

Megjithatë, kjo nuk është për një vit, por për tre vite, apo 36 muaj.

Kësisoj, nëse shifra prej 8 milionë e gjysmë euro, pjesëtohet me 1 mijë e 95 ditë, sa i kanë tre vite, i bie që ushtarët e Kosovës, në ditë hanë 7 mijë e 687 euro e 48 cent ushqim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera