Basketboll, stinori vjeshtor përfundon me dy super ndeshje
Autori: Gazeta inFokus
08:13 | 20 December 2019
Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së 18-të apo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Lipjanit, ku mitrovicasit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Feronikelit. “Xehetarët” kanë tri fitore dhe 12 humbje, derisa lipjanasit kanë 15 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.
Përballje shumë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Prishtinasit janë liderë me 12 fitore dhe tri humbje, kurse therandasit ndodhen në vendin e katërt me 10 fitore dhe pesë humbje. Ky takim pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh se dy skuadrat kanë treguar lojëra shumë të mira në këtë kampionat.
Nesër Bashkimi do të sfidohet nga Feronikeli. Prizrenasit kanë 11 fitore dhe katër humbje, derisa skuadra nga Drenasi ka katër fitore dhe 11 humbje.
Sfida e fundit sjell edhe super derbin ndërmjet Rahovecit dhe Pejës, që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor. Vreshtarët kanë 11 fitore dhe katër humbje, kurse Verdhezinjtë tetë fitore dhe shtatë humbje. Këto dy skuadra janë ballafaquar edhe në Ligën Ballkanike, duke dhuruar ndeshje të bukura dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën mbrëma në palestrën “Mizair Isma”.

T� tjera
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...


































