Amir Rrahmani shumë pranë Napolit, Partizani ‘shpreson’
Autori: Gazeta inFokus
07:58 | 20 December 2019
Napoli është shumë pranë firmës me mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani.
“Sky Sport”, raporton se ende mungon një akord midis Rrahmanit dhe ekipit Napolit, por që sipas gazetës kjo gjë nuk përbën problem, pasi kosovari e ka dhënë dakortsinë e tij për të kaluar në ekipin jugor.
Kontaktet me Hells Veronan ka nisur, por De Laurenttis kërkon që të arrijë edhe një marrëveshje për mesfushorin maroken Sofyan Amrabat. Mesfushori është i huazuar nga belgët e Club Brugge, si formë e një marrëveshje ku në përfundim të sezonit ekziston edhe një e drejtë blerje në favor të ekipit italian, për shifrën e 3.5 milionë eurove.
Por duke parë paraqitjet mjaft pozitive këtë fillim sezoni për 23 vjeçarin, ekipi i Veronas vështirë se do të hiqte dorë prej tij, nëse në zyrat e klubit nuk mbërrinte një ofertë që vërtitet midis 18-20 milionë eurove.
Ndërsa për mbrojtësin e talentuar “dardan”, nevojiten të paktën 10-12 milionë euro. 25 vjeçari u transferua këtë verë në Veronë nga Dinamo e Zagrebit, për shumën e 2.1 milionë eurove. Por nëse marrëveshja midis Napolit dhe Hellas Veronas do të finalizohet, do të bënte të buzëqeshte edhe ekipin e Partizanit. Rrahmani ka një të kaluar tek ekipi kryeqytetas dhe me ligjin e ri të FIFA-s, edhe ekipet që një lojtarë ka luajtur në të kaluarën përfiton një vlerë simbolike nga marrëveshja. Në këtë rast Partizani do të përfitonte diku tek 100 mijë euro, shifër e kënaqshme për një klub modest si kampionët në fuqi të “Super Ligës Shqiptare”.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































