“Kryeministri” në gjyq me Presidentin
Autori: Halil Berisha 10:47 | 18 December 2019
Nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, Vetëvendosje doli partia më e votuar në Kosovë.
E kandidati i kësaj partie për Kryeministër, Albin Kurti, lideri më i votuar, shkruan gazeta inFokus.
Kësisoj, Kurti edhe synon që të bëhet shef qeverie, punë për të cilën po vazhdon për një kohë bisedimet me LDK-në e Isa Mustafës.
Por, ende pa marrë një prej posteve më të rëndësishme në Kosovë, Kurti, ka dal në gjykatë kundër Presidentit të vendit Hashim Thaçit.
Kjo tregon edhe për marrëdhëniet shumë të këqija mes këtyre dyve, që shumë lehtë mund të kenë postet më të rëndësishme e më të ndjeshme shtetërore, shkruan gazeta inFokus.
Në fakt, për funksionim të mirë të vendit, këto dy pozita, Presidenti e Kryeministri do të duhej të kishin raporte më të mira se të gjithë të tjerët.
Kjo duke e ditur që shumë vendime, e sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit, varen nga të dy bashkë, ku duhet edhe nënshkrimi e pajtimi i tyre.
Por, për çka janë në gjykatë, Albin Kurti e Glauk Konjufca në njërën anë e Hashim Thaçi e Kadri Veseli në anën tjetër?
Krejt kjo filloi më 13 Mars të vitit 2017.
Para derës së tij, u plagos avokati Azem Vllasi, shkruan gazeta inFokus.
Menjëherë për këtë atentat u arrestuan dy persona, Avni Llumnica e Murat Jashari.
Madje, ky i fundit e pranoi që donte ta vriste Vllasin pasi e konsideronte tradhtarë.
Por, pastaj, kjo çështje doli të jetë më e thellë, e jo veç mes këtyre personave.
Për lidhje me këtë punë u arrestua edhe një person i rëndësishëm, zyrtar e asamblist i Vetëvendsojes, Sadri Ramabaja.
Ky akuzohet se bashkë me Murat Jasharin, Avni Llumnicën e të tjerë janë pjesë e një organizate të quajtur “Syri i Popullit”.
Madje, thuhet që Sadri Ramabaja është ai që ka udhëzuar Murat Jasharin, gjë që mohohet kategorikisht nga Ramabaja.
NË fakt, 2 ditë para tentimit për vrasjen e Vllasit, më 11 mars, ishte takuar me dy të akuzuarit Murat Jasharin e Avni Llumnicën në “Vila Panorama”, gjë që e ka pranuar edhe vet Ramabaja.
“Unë “Vilën Panorama” e kam 200 metra prej shtëpisë dhe të gjitha takimet i kam organizuar aty, atë ditë ky vend ka qenë e stërmbushur, në tavolinë me mua ka qenë vetëm Murati dhe Avi Llumnica”, tha Ramabaja.
“Tema e parë kishte qenë redaktimi i librit të Jasharit, me kujtime që ma kishte dhënë në janar, tema e dytë ka qenë çështja e ribotimit të librit që i kisha redaktuar paraprakisht që ka qenë libri lufta e pambaruar. Tema e tretë ka qenë se çfarë kam bërë gjatë periudhës së luftës”, tha Ramabaja.
“E kom konstatu pas 15 minutave bisedë që ai nuk është mirë dhe është i sëmurë sepse nuk mund të ketë njeri të shëndosh që mund të bëj bisedë me një të sëmurë skizofren siç është Murati. Numrin e telefonit të Azem Vllasit nuk e posedoj dhe në asnjë mënyrë Jashari nuk ka kërkuar numrin e telefonit të Vllasit nga unë”, tha Ramabaja.
Por, kur në publik doli një listë me emrat që “Syri i Popullit” i konsideronte tradhtarë e planifikonte vrasjen e tyre, aty, në listë gjendeshin edhe dy prej figurave kryesore politike në Kosovë.
Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Këta të dy u thirrën në gjykatë të dëshmonin në lidhje me këtë punë, shkruan gazeta inFokus.
E të dy këta, tash në seancën e mbyllur, ngritën dyshime e një konspiracion edhe më të madh.
Se në krye të organizatës “Syri i Popullit” janë Vetëvendosje bashkë me liderin e saj Albin Kurtin e shefin e atëhershëm të grupit parlamentar “Glauk Konjfucën”.
Një deklaratë të tillë, nën betim, e tha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
” Më herët kam pasur indikacione prej autoriteteve që prej nxitësve të miqve të Kosovës që kanë ardhur prej Serbisë ka pasur kanosje. Kanosje e vërtetë ka qenë prej organizatës “Syri i popullit”. Jam informuar prej autoriteteve shtetërore, prej mekanizmave, ditë më parë para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasi. E kemi përjetu rëndë unë edhe familja ime. Po unë e njoh Sadri Ramabajën. Nuk e njoh Murat Jasharin, por kam dëgju për të. Mbrapa tij kësaj organizate qëndrojnë Sadria, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Për mua nuk ka qenë shqetësuese vlerësimi por kërcënimi dhe paralajmërimi për vrasje. Janë fjalë që i kam dëgjuar me veshët e mi, nga Glauk Konjurfca në një seancë në kuvend, që këta njerëz duhet me i vra, dhe pastaj ka ndodhur rasti”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa, asokohe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke e quajt këtë organizatë si “plehu i kombit”, në gjykatë tha që këta janë të Vetëvendosjes.
“Ky është krahu i armatosur i Vetëvendosjes”, tha Veseli në gjykatë.
“Murati s’din me shkrujt, krejt ja ka shkrujt Sadri (Ramabaja). Sadrinë asnjëhere se kam pa, shkrimet i ka shkrujt ai”, tha Veseli.
“AKI’ja më ka paralajmëruar 2-3 ditë përpara se me ndodhë atentati ndaj Azem Vllasit. Më kanë thënë se rrezikohet jeta ime. Nuk iu kam besu, që mundet dikush të bëjë diçka të tillë”, ka thënë Veseli.
E për këto deklarata, ndaj këtyre dyve, Thaçit e Veselit, kallëzim penal më 25 prill të këtij viti ngritën Albin Kurti e Glauk Konjufca, shkruan gazeta inFokus.
Kjo për lajmërim apo kallëzim të rremë.
Ndërsa, këtë të mërkurë, të dy këta pas thirrjes nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, shkuan atje që të japin dëshminë e tyre për këtë rast./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...
-
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tregon se kanë pasur dallime serioze me qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përsëriti qëndrimin se përk...
-
Tentim vrạsje në Gjilan, në vendngjarje gjendet pistoletạ e papërdorur
Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua f...
-
Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...
-
Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë
Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmi...
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...