Arrestimi i Xhabir Zharkut, policia jep detaje
Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 14 December 2019
Sot është arrestuar ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku nga Policia e Kosovës. Sipas informatave të para që ka siguruar Gazeta Express, Zharku është arrestuar për një lëndë të vitit 2010. Ai u arrestua në aeroportin e Prishtinës derisa ishte duke udhëtuar për një aheng familjar në Gjermani.
Zëdhëndësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Gazetën Express se Zharku u arrestuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Kelani.
Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.
Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.
Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.
Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.
Të tjera
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...