Lajme

Haradinaj përkujton Mujë Krasniqin, ra për kufirin që sot nuk ekziston

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 13 December 2019

Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja e Mujë Krasniqit, ish komandant i UÇK-së.

Ai tha se në 21 vjetorin e përjetësisë duke u përulur para shtatores së tij nderoi Komandant Kapuçin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij, shkruan gazeta inFokus.

Haradinaj tha se ai dhe shokët e tij ranë për një kufi që sot nuk ekziston.

-Advertisement-

“Në vigjilje të 21 vjetorit të përjetësisë, duke u përulur para shtatores së Heroit Mujë Krasniqi, nderova jetën dhe veprën madhështore të Komandant Kapuçit dhe 40 bashkëluftëtareve të tij. Në kërkim të lirisë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Ranë për ditët që i jetojmë sot”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera